TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2024, 18:37

Rama i jep pozita vetes të sfidojë SHBA nga mesi i Nju Jorkut: Reformën e bëri PS, jo Amerika

Shkruar nga Pamfleti

Rama i jep pozita vetes të sfidojë SHBA nga mesi i Nju Jorkut:

Kryeministri Edi Ram duket se i ka dhënë shumë pozita vetes, sa të sfidojë DASH nga Nju Jorku. Gjatë takimit me shqiptarët e diasporës atje, kryeministri u murr me reformën në drejtësi. Por ai deklaroi atë që ka thënë dhe këtu, se këtë reformë e ka bërë PS dhe jo Amerika.

Përpiqen në rrjete sociale të thonë se reforma në drejtësi është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët politikë, ose se e bëri Amerika dhe këto që po ndodhin në Shqipëri po I bën Amerika. Po Amerika aty ishte, dhe fuqinë e kishte po aq të madhe, aty është edhe për vende të tjera të rajonit, si nuk e solli më parë këtë peshqesh për shqiptarët. Pse nuk e bëri në ndonjë vend tjetër të rajonit këtë reformë kaq rrënjësore, që fshiu një masë të madhe gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar, dhe po nxjerrin ujin e zitë korrupsionit nga pusetat e mbyllura. Për të gjithë ata që duan të shohin të vërtetën, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë, është e shkruar në programin elektoral të PS për zgjedhjet e mandatit tonë të parë, ku reforma në drejtësi ishte angazhim prioritar”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje