TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 18:29

Rama i mburret BE: Të vetmit që përdorim IA për të përshtatur legjislacionin me rregullat e Unionit!

Shkruar nga Pamfleti

Rama i mburret BE: Të vetmit që përdorim IA për të

Kryeministri Edi Rama vijon ta shesë “Diellën” e IA si arritjen e tij gjeniale.

Rama se Shqipëria është vendi i vetëm që përdor inteligjencën artificiale për të përshtatur legjislacionin e saj të brendshëm me rregullat e BE-së.

Mund të pranojmë mbështetje, partneritet, ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush për luftën kundër korrupsionit”, tha Rama për Euronews.

Ai u shpreh se Shqipëria po luftoj korrupsionin në një mënyrë sistematike përmes modernizimit.

Ai tha se vendi po përpiqet të ecë përpara përmes procesit të integrimit sa më shumë që të jetë e mundur”.

I pyetur nëse do të mbështeste krijimin e një Komisioneri Europian të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, Rama tha: “Nuk është puna ime t’i them Brukselit se çfarë të bëjë.

Do të jem shumë i lumtur ta prezantoj Diellën me këdo që është në anën e BE-së,” shtoi ai, duke iu referuar ministres së inteligjencës artificiale.

Lini një Përgjigje