TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2025, 20:40

"Rama i përdori qytetarët për qëllime politike", Lapaj: Ju premtoi legalizime, tani u prish objektet

Shkruar nga Pamfleti

"Rama i përdori qytetarët për qëllime politike",

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër ndaj nismës së qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Lapaj akuzon qeverinë se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. Ai u shpreh se Rama ka shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh.

“Ne jemi kategorikisht kundër ndërtimeve pa leje, por… Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor. Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj ta rrjepin nga xhepat e ta mbajnë peng për votën.

Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë.. Kështu ka ndodhur. Pra, ka qenë vetë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme”, shkruan Lapaj në rrjetet sociale.

Sipas Lapaj, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë”.

Lapaj tha gjithashtu se kjo strategji, jo vetëm që dëmton rendin ligjor, por i trajton qytetarët si mjete për qëllime politike.

“Si ka mundësi që në vitin 2025, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”, u shpreh Lapaj.

Lini një Përgjigje