TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 18:10

Rama “infekton” Celibashin: Do numërojmë votat me Inteligjencë artificiale në 9 nëntor!

Shkruar nga Pamfleti

Rama “infekton” Celibashin: Do numërojmë votat me

Si duket kreu i KQZ është infektuar nga kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit flet shumë shpesh dhe promovon Inteligjencën Artificiale.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka komentuar raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki të vendit dhe risitë e pritshme.

Celibashi tha se gjithçka është gati për zgjedhjet e 9 nëntorit që do të zhvillohen në 5 bashki të vendit dhe në njësinë 10 do të vijohet me votimin elektronik.

Ai njoftoi se këtë herë do të ketë edhe një eksperiment të numërimit të votave përmes inteligjencës artificiale.

“Do kemi procesim të shpejtë të nxjerrjes së rezultatit. Është me shumë më pak ngarkesë ky proces. Dhe po synojmë të testojmë numërimin e fletëve të votimit duke përdorur inteligjencën artificiale, ky do të jetë një eksperiment. Rezultati do të jetë ai që vjen si pjesë e numërimit manualisht të fletëve të votimit”.-tha Celibashi në A2 CNN.

Si duket kreu i KQZ është infektuar nga kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit flet shumë shpesh dhe promovon Inteligjencën Artificiale.

Lini një Përgjigje