TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 12:07

Rama 'injoron' SHBA dhe BE, i bën elozhe Kinës: Po bën një progres marramendës

Shkruar nga Pamfleti
Rama 'injoron' SHBA dhe BE, i bën elozhe Kinës: Po bën
Edi Rama podcast me përfaqësuesit e Ambasadës Kineze

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, pasi foli për rritjen e çmimit të naftës, në pjesën e dytë kishte të ftuar 4 vajza nga Kina, dy përfaqësuese të Ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe dy studente.

Rama në këtë episod foli për “miqësinë e veçantë” mes Shqipërisë dhe Pekinit, në një kohë kur SHBA dhe BE paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të ndikimit kinez në vendin tonë.

I pyetur nga njëra nga vajzat, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet mes dy vendeve dikur kanë qenë shumë të afërta ndërsa tani janë miqësore.

Rama vlerësoi përparimin teknologjik që ka bërë Kina ndërsa u shpreh i hapur për më shumë shkëmbim me këtë vend në fushat e arsimit dhe turizmit. Ai tregoi se po mbështet në përkthimin e një libri nga kinezishtja dhe se autorja do të ftohet në Tiranë. Sipas Ramës gjuha kineze është duke u përhapur më shumë në botë dhe se në vitet e ardhshme do të jetë e rëndësishme.

Gjatë bisedës Rama rrëfeu edhe një moment nga vizitat e tij në Kinë, ku një zyrtar i lartë në Shanghai këndoi shqip gjatë një darke zyrtare. Siç tregoi ai, kryetari i bashkisë së Shanghait kishte kënduar gjatë darkës këngën “ndër ara, fabrika e kantiere”, që lidhet me periudhën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë apo ndryshe, periudhën komuniste.

“Unë mbaj mend kur kemi shkuar shumë vite me parë, kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, edhe vajtëm edhe ishim për darkë në bashkinë e Shanghai dhe ishte kryetari i bashkisë së Shanghai dhe ai u çua dhe filloi të këndonte shqip.

Dhe ne të gjithë ngelëm, thamë “si ka mundësi”. Dhe të gjitha ata që ishin më në moshe si ai, filluan ta shoqëronin me këngë në shqip. Ai këndoi një këngë “ndër ara, fabrika, kantiere”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nga letrat që merr nga ambasada e Kinës në Shqipëri nuk ka gjetur asnjë gabim në mënyrën se si ata e shkruajnë gjuhën shqipe.

“Vajzat vijnë nga një vend që është në rrugën e një progresi marramendës. Por, pavarësisht se janë që të katërta nga Republika popullore e kinës, kanë emra shqiptarë Jam këtu sot me Lirën, Adrianën, Meritën dhe me Etlevën. Sepse studentët kinezë që janë të projektuar për tu angazhuar për marrëdhëniet me Shqipërinë, kanë emra shqip.

Ftesa për të pasur këto vajza kineze, erdhi pasi më ka ndodhur që kur lexoj letrat që dërgon ambasada e Kinës, qe mund të jenë letra zyrtare që vijnë të përthyera apo direkt, janë perfekte se si shkruhet shqip. I jam qepur letrave për të gjetur ndonjë gabim ortografik, por nuk kam gjetur asnjë deri më tani. Sikur ne të flisnim kinezçe siç flasin këto shqip, do ishte shumë mirë…”, tha Rama. 

rama \'injoron\' shba dhe be rama elozhe kinës

5 Komente

  1. J
    Jeta

    Ramutin e meson vellau i tij Vućić. Kye Ramuti grekoshkja i qelbur, vetem Salehun ka ortak. Kjo krijese e qelbur me karakurvat e tij po vjedh e sundon vendin si te mos kishte njeri tjeter ketu. Se shqiptaret jane te zeze pas Salehut e Ramutit dhe nuk shohin çertej by.hes se ketyre qelbësirave.

    1. K
      Koha

      Ramuti ua dha mineralet i Shqiperise shikijeve te Vićićit. Shqiptarëve u thot se ja dha grekoamerikanve. Se ky e di qe shqiptaret durojnë si gomarët.

      1. D
        Dorela

        Ka marrë ferra uratën. Administrata paguhet për të lexuar lajme dhe për të bërë elozhe. Nuk merret njeri të edukojë popullin për praktikat më të mira të ndërveprimit njerëzor, më mirë edhe po u integruam e po emanciuam meshkujt të parët. Por kur të zgjohen nga përrallat e Monës dhe këtyre do shohin një pseudo demokraci kinezo ruse si komunizëm/socializëm kapitalist, që ia shtyp kokën edhe skllavit, edhe programuesve IT

        1. T
          Tony

          E ka cuar Ameriqia te zbuse Chinezet qe ta kete mire me ta. Do te mbuloje mu... me shu... me qe nuk e honepsin me Perendimi. Kush e dredh me shume rron me mire ka thene nje i mencur.

          1. S
            Shvejku

            Ka pune te rende Palloshi. E tregon vete se si merret me "gabimet" gramatikore te letrave qe i dergohen. Nese ka filluar te luaje me disa porta, nuk e paska te gjate. Kujtoni qenin qe "shurroi" te dera e xhamise.

            Lini një Përgjigje