TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 12:18

Rama nga Tivati: Pas protestave për Zvërnecin, fshihen iranianët! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga Tivati: Pas protestave për Zvërnecin, fshihen
Edi Rama

Sipas Ramës, protestat nuk lidhen me shqetësime mjedisore, por përbëjnë pjesë të një veprimtarie që ai e cilësoi si "luftë hibride", duke theksuar se pas tyre fshihen iraninët.

Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e të njëjtës tryezë, por secila prej tyre duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.

“Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”, u shpreh ai.

Më pas, kryeministri u ndal te kundërshtimet që kanë shoqëruar projektin në Zvërnec. Sipas Ramës, protestat nuk lidhen me shqetësime mjedisore, por përbëjnë pjesë të një veprimtarie që ai e cilësoi si "luftë hibride", duke theksuar se pas tyre fshihen iraninët.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjera të përfshirë në sulme”, shtoi ai.

Rama kundërshtoi gjithashtu pretendimet e ngritura mbi përmbajtjen e projektit, duke deklaruar se ai nuk përputhet me atë që është paraqitur publikisht. Sipas tij, në qarkullim janë shpërndarë materiale të rreme që kanë krijuar perceptime të gabuara për investimin.

“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, për sa kohë nuk ekziston një projekt i miratuar, nuk ka bazë për debat mbi çështjen. 

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar pesë protesta radhazi kundër projektit, ndërsa për sot është paralajmëruar protesta e gjashtë. Protestuesit kundërshtojnë ndërtimin e kompleksit turistik në zonën e Zvërnecit dhe kërkojnë anulimin e çdo nisme që sipas tyre, cenon ekosistemin e Lagunës së Nartës dhe territorin përreth.

Krahas kundërshtimit të projektit, protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesa politike, ku më e forta mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

 

edi rama flet per zvernecin

24 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    E patë që s’pati krisma. S’ka projekt s’ka investim po kto demonstratat e larguan investitorin 4 miliardësh që s’dinte ku ti fuste në 2.5 km2. Ja i lau duart Rama dhe me investitorin dhe me protestuesit dhe me fadromat e Kastratit i largoi që të mërkurrën kur gjoja investitori bleu tokën … Mbaroi … të gjithë në Vlorë të festojm 35 vjetorin e partisë se Ramës

    1. E
      Erisa

      Po mor po edhe belinden me karçanin e akshit, iranianet i ndertuan yyyy palaco i pacipe

      1. e
        ewrg

        Pisi i Vunoit..Tani filloi te fuse spica me Iranin. Nje ligesi e ndytesi e tille nuk ka shembull. Pronaret jane Cifute rus, Ndertimi cifut, Blerjen e beri Kastrati dhe pronar i padrektaruar eshte Rama me shoqerine e tij çifute..Pislliku e zhdukja e bukurive natyrore per shqipetaret..

        1. G
          Goni

          Parate 4.5 mld per resortin i hedhin dy vellezerit arabe o kokqyp. Nuk e nderton resortin as ndonje cifut as ndonje rus as Rama, as Kastrati dhe askush tjeter. Sepse nuk kane bythe per investime te tilla gjgande. Keta te tjeret qe thua ti jane ne sherbim te projektit si psh administratore kompanish si ata ruset qe thua apo shites legjitime trualli si Tur Shehu apo punemarres si Kastrati apo nxites te investimeve te huaja si Rama. Rama vertet eshte megaloman dhe te nget nervat me megalomanine e tij por ju nuk.mund te merrni.ne qafe Shqiperine dhe ti hiqni nje zhvillim historik per shkak te inateve tuaja me Ramen apo pet ziline qe nuk jeni te pasur

        2. L
          Loku vogel

          Mos, e paska perzi prape. Jo vetem Iranianet tashme, por kam frike se jane edhe afganistani, cameruni, togo, burqina faso, madagaskari, dhe sherbimet sekrete priske-lanabregas. Ska gje se, meqe kafazi ka kohe qe o prish tani edhe pellumbat jane hallakat. Mgjth une besoj qe ju si flete-lajmesh po i beni "nderin me te madh". Keto postime te liderrrrit neser do te lexohen shume qarte duke bere edhe nje vleresim psikologjik, qe te sherbeje si rast studimor. Keshtu vazhdoni, jeni ne rrugen e duhur

          1. R
            RAMA: KRYETAR I PS-së, JO I NJË KOMPANIE

            Rama ka filluar të bëjë gabime të mëdha politike. Kjo deklaratë do të shërbejë si "benzinë ​​në zjarr" pasi askush, madje as sorrat, nuk mund ta besojnë! Rama ka nevojë për këshilltarë të fortë përreth tij ose "të pushojë pak" për t'u përqendruar në nevojat e vendit.

            1. H
              Hyd

              Tani paska dal iranianët ,dje ishin grekët ,radhen e Kan ruset

              1. ?
                ????

                ????????????????????????????

                1. v
                  vk

                  Ky eshte K! Mjer ky popull nese e mban akoma! Edhe nese ka gisht Irani, eshte i mirepritur.

                  1. A
                    A. B.

                    Je mallkimi më i madh i Kombit. Je njeriu që përbuz Shqipërinë dhe urren shqiptarët. Paç së gjalli fatin e shtatores së Enver Hoxhës.

                    1. X
                      Xhori

                      Kur them une qe keta jane si hasa kasa bashke?????? Njeri kishte imperialistet, tjetei cadrat pistolet ky ka keto vitet e fundit qe ja kane me hile Iranianet….. Ptuuuuuu fare e keqe se na e shpifen te gjithe. Nese ky i gjati nuk e ka kuptuar akoma qe e ka bere m…. Mullar me arrogancen e tij atehere vaj ke det. Vetem ne nje gje ky i gjati so ta mbaje fjalen. Ky vertete do na fusi ne Evrope, por jo si KM, por si i pari KM qe do te denohet per korrupsion, dhe kjo do jete pashaporta jone per Evrope… ky do laje haqet e te gjithe politikes antikombetare te 30 vjeteve te fundit Hajt shnet tani P.s jam kurioz te shikoj ndonje pergjigje “revolucionare” te ndonje patronazhisti…

                      1. T
                        Tony

                        O legen, si mer ngrihet rinia, hej, rinia e ditur e shkolluar, ben protesta paqesore e njerezore e ti mut faqezi imoral sharlatan qe kujton se 100% e popullit eshte bageti e na rras mutin e Iranit qe as nuk e kemi ditur se ku eshte, megjetse e kemi pasur gjeografine 10. Te kam perkrahur si cun Tirone kunder faqeziut malok Sale Gomar Jatro duke menduar se je garip Tirone e ti na dole hic, berthome thone.

                        1. A
                          Altin Prifti

                          Deri dje fshiheshin greket, tani qenka Irani. Do e kete pare nga satelitet ky, se kot nuk flet

                          1. T
                            Tony

                            Ky qelbesire qe na e ketheu Atdheun e katandisur sa nje qytet perendimi qe kur filloi te fuse Afgane, Iraniane, Bangladeshe e tyrli lloj race muti duhej terhequr zvarre. Ne edhe ca jevgj e gabele, njerez te mire te Shqiptarizuar me shekuj i injoruam per turp te Zotit e morem llum e qelbesira qe nuk dihet se kush jane. Si mer popull tuaf na vjen ajo picka e Italise e i perulet si nusja vjerres ne pallatin e sulltanit e populli guak fryn syte. Si mer popull na del rrugeve e shesheve e na falesh me islamin ne mes te bulevardit ku mbulohet Skenderbeu e i drejtoni bythen krijuesit te shtetit Shqiptar? Si ka mundesi qe ne Shqiperi sheh vajza te bukura si yll te jene te mbuluara me shami e kur ju flet kunder fese qe na shkaterroi si komb, te krijojne insinuata qe je pervert e padeofil? Pranimi i Shqiperise ne Dhjerokraci u pa qe ne fillim kur "Perendimi" na vuri kushte, pluralizmin OK, pranimi i fese italo, turko, greke !?, pranimin e LGBT (why not your business mother fuckers), na pranoni invstimet tona qe te mos ngordhni (wow). Si more kemi shitur pordhe tere jeten qe kemi pasuri e jemi vend per tu pasur zili e jemi te fundit ne Europe per pagesat e rrogave e pensioneve. Mikre thote populli ne protesta qe ky e Saliu e kene vendin ne burg me Meten.

                            1. D
                              Duti

                              Ky s’ka me limite. Pasi vjedh cdo gje te mundshme, hajduti rama perbalt edhe protesten me te vertete ne dekadat e fundit. Eshte llum e balte komplet bashke me qeveri e hajduteri

                              1. M
                                M

                                Po mire mor PIKTURIST , po Inceneratoret Irani na i zhduku? Po Tunelin e Llogaerase Irani? Po AKSHIn Irani? Po Duranen Irani, Po Rruget qe na ikin me nje shi Irani?Po mungesen e ilaceve Irani? Po shkatrimin e Bregdetit Irani? Po kullat qe po shkaterojne Tiranen Irani? Po arsimin xero Irani, Po Naften tone qe e marrin te huajt Irani? Jo mor jo Ti dhe Saliu. Per te mos thene qe ja ke kaluar dhe Saliut.

                                1. K
                                  Koment

                                  Paska filluar me justifikimet apo paranojat Rama si Enveri dikur! I ngrihen qytetarët në protesta brenda vendit dhe Rama gjen armiq imagjinarë të jashtëm. Normalisht parlamenti duhet të kishte bërë dhe zbatuar një rregullore të thjeshtë: deputetët dhe ministrat në parlament (bashkë me Ramën) duhet të bëjnë testin e drogës, të merret vesh kush pi e kush jo. Atëherë do kuptohet nga iu vjen deliri, nga droga apo nga mendja.

                                  1. x
                                    xxx

                                    hahahahahahahaahhahaha. Je i madh Rame. E qelbe po gjithsesi mbetesh larte. Dmth i dhjere por krenar.

                                    1. n
                                      narqoti

                                      Mos ja vi i re. Sapo ka marre dozen dhe pastaj ka bere deklaraten. Kur te marri overdozen do thote se pas protestave qendrojne vlonjatet e 1997!!!!

                                      1. n
                                        nole

                                        Ju lutem faleni, nuk di ca ben. Mbaroj koha ketij. Tani perpelitet te shpetoj koken, se ne tv sdo na dali me. Sot ne 18:00 avazi.

                                        1. T
                                          Theodhori

                                          Ky foli për një INVESTIM që kap shifrën e katër miliardë dollarëve.... Nuk ka projekt por ka kosto financiare të projektit..... MASHTRUES,KLLOUN JEP DORËHEQJEN !!!

                                          1. y
                                            ymeri

                                            Kthehu ne atdhe dhe merru me plerat se na mbyten, do na shfaqen semundje. Leri pordhet tani. Hajde se ka kush mendon per europen. Hajde perballu me kerkesat e popullit. Se ngele rrugeve. Po jeton si per diten e fundit.

                                            1. Çun Tirone

                                              Te sheshi - ta hedhim qelbesiren !!

                                              1. a
                                                andi

                                                Do doja shume dhe te gjithe duhet tebperpiqemi qe nga keto protesta qe duhet te mbyllen vetem kurre ky palaco kryeminister te zhduket nga syte kembet, te dalin njerez me reputacion, integritet qe ti kthejne shpresen dhe pavaresine ketij vendi. Njerez qe i ka provuar koha qe nuk blihen me leke, gjithe jeten ne opozite me pushtetin, si pshll Fatos Lubonja, Marin Mema, Andi Bushati, Arlind Qorri, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Adriatik Llapaj, Altin Dumani te gjithe keta djem dhe vajza qe po merren me organizimin e protestes, ndjese per emrat, te shpatojme nga kjo fare e keqe qe po na c'kombetarizon. Na e shpifi qelbesira. Urgjentisht te ndryshoj ligji zgjedhor, dhe te gjithe ti bojkotojme 2 forcat e medha politike PS PD , si shkaktare kryesore te kesaj situate absurde te krijuar. Ta shporrim QELBESIREN...

                                                Lini një Përgjigje