TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 15:31

Rama nis turin e takimeve nga Shkodra, “këshilla” Benet Becit: Nuk do e kesh të lehtë, je mes demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

Rama nis turin e takimeve nga Shkodra, “këshilla” Benet Becit:

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga Shkodra turin e takimeve falënderuese për fitoren e zgjedhjeve. Ai premtoi se do të zhvillojë takime në qytete për të felenderuar qytetarët që i besuan votën Partisë Socialiste. Shkodra ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe Rama u ndal aty, duke takuar Benet Becin dhe gjithë shtabin e fushatës.

Në një bashkëbisedim me kryetarin Becin ai i tha se mbarëvajtja e bashkisë është në duart e tij dhe se pavarësisht se gjatë fushatës e ndihmuan të gjithë socialistët në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës ai do të jetë i vetëm.

Ne të ndihmuam, ta bëmë të lehtë të fitojë bashkinë e Shkodrës, por kur të jesh në zyrë do jesh vetëm. Do jesh ti. Unë kur u futa në politik i kisha flokët e zeza, tani më janë zbardhur fare, është shumë përgjegjësi”, tha Rama.

Ai deklaroi se tashmë është momenti që Benet Beci të vlerësojë besimin e atyre që e votuan e po ashtu të fitojë edhe besimin e të tjerëve. Sipas kryeministrit, Beci nuk do e ketë i lehtë, pasi është i rrethuar nga demokratët.

Do të kesh presion të madh duhet që ta mbash atë. Duhet të bësh një bashki për të gjithë qytetarë të Shkodrës nëse do që të mbështesin siç të mbështetën sepse një herë mund të fitosh, port ë përsërisësh fitoren është e vështirë. Një gjë duhet që të dish nga unë, se sa herë që kam ardhur këtu duke kërkuar vota, kam ngrënë “shuplaka”. Këtë herë të kanë votuar me mendje jo me zemër, zemrën nuk ta japin se e kanë djathtas si puna jote, por tua marrësh e tua vendosësh në qendër. Në fushatë që ti e konsidero pjesën më të vështirë është më e lehtë në zyrë është më e vështirë, janë vendimet që të takojnë ty dhe të marrësh vendimet e duhura duhet që të dish të thuash”, tha kryeministri Rama.

rama shkoder

Lini një Përgjigje