
Kryeministri Edi Rama nuk do t’ia dijë për ndërkombëtarë, ODIHR dhe vëzhgues zgjedhjesh. Sot doli raporti i ODIHR për fushatën dhe premtimi i Ramës për rrije pagash, por dhe bonusi për pensionistë shihej me shumë shqetësim. Megjithatë Rama nuk është ndalur. Sot ai ka premtuar rritje pagash për punonjësit e shëndetësisë.
“Më afër familjes dhe shoqërisë, me paga më të mira. Në dy vitet e ardhshme do të ketë sërish rritje të pagës nga 26%-34% për rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor”, tha Rama.
Ndërkohë ODIHR shprehej: “Në lidhje me këtë, shumë bashkëbisedues të MVZ-në të ODIHR-it kanë ngritur shqetësime për vendimin e 31 marsit që parashikon një bonus prej 5,000 Lekësh (përafërsisht 44 Euro) për pensionistët, që do shpërndahet në prill, si dhe premtimet për rritjen e pagave të grupeve të ndryshëm të punonjësve në sektorin publik, të shprehura në disa raste gjatë prillit nga kryeministri. Meqënëse disa palë të interesuara shprehën shqetësimin për mosreagimin zyrtar të KQZ-së, Komisioneri u shpreh publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozita përkatëse në Kodin Zgjedhor ishte e zbatueshme vetëm për zgjedhjet parlamentare.37 Në 22 prill, në Kamëz (në qarkun e Tiranës), Z. Rama deklaroi, ndërkohë që i referohej në mënyrë përçmuese kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD, se mbështetja e qeverisë së ardhshme ndaj bashkive do kushtëzohej nga rezultati i zgjedhjeve”.
Lini një Përgjigje