Ky skuth i skutave të mafies aziatike, me lidhje biznesi edhe në Mozambik e Zimbabve me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, është kopje e Dorjan Duçkës; madje gjatë 9 muajve Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, shkeli 4 herë Protokollin e Sigurisë të NATO-s, duke bërë kontakte private biznesi në shtete që i kanë fijet komanduese në Rusi
Më 20 qershor 2022, kryeministri Edi Rama shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Adrian Kamenica, ndërsa mediat e qeverisë përhapën lajmin, se shkak ishte mos zbatimi i afatit të lënë nga Babloku, për ngritjen e 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” .
Një ditë më vonë, ministri Niko Peleshi, deklaroi se Adrian Kamenica nuk u shkarkua për satelitët, por dha dorëheqjen për arsye personale e familjare, mirëpo në vendimin e kryeministrit, citohet “shkarkim” e jo “dorëheqje”.
E vërteta e shkarkimit të Adrian Kamenicës, është fakti se gjatë 9 muajve Sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes (1 tetor 2021-20 qershor 2022), ky skuth i skutave të mafies oligarkike aziatike, shkeli 4 herë Protokollin e Sigurisë të NATO-s, duke bërë kontakte private biznesi në shtete që i kanë fijet komanduese në Rusi e Kinë.
Këto takime, Kamenica i bëri në Bjellorusi, Azerbajxhan e Gjeorgji, duke shkuar personalisht pa dijeninë e zyrës së NATO, ku sipas konstatimit nga Shërbimi Inteligjent i Aleancës e Shërbimit Sekret të Ushtrisë, është takuar edhe me zyrtarë e biznesmenë rus të sanksionuar nga SHBA-BE.
Përpara përfaqësuesit të Zyrës së NATO në Ministrinë e Mbrojtjes me 3 e 4 qershor 2022, sekretari Adrian Kamenica, deklaroi se kishte shkuar si Kryetar i Shoqatës Fetare Greko-Shqiptare “Shpresë për ty” me qendër në fshatin Gjokalli të Fierit.
Por pas verifikimeve, rezultoi mashtrim, mbasi kjo shoqatë nuk figuron në tatime, paçka se Kamenica deklaroi NIPT: K93504591A; dhe nëpërmjet kësaj shoqate fantazmë mbledh fonde nga qytetarët e donatorët për gjoja bamirësi fetare dhe përlanë miliona lekë nga qeveria si OJF.
Mashtrimin e nxorën kontaktet e telefonit të tij nr. “069 20 90 494”, sipas të cilave, ai shkonte në vendet e “influencës ruse” për biznes personal në turizëm, energji, pajisje e makineri për ndërtim, industri, bujqësore e ushqimore, si “satelit” i ish-ministrit Blendi Klosi që e kishte 4 vite shef.
Lidhjet e zeza i krijoji më 24-27 mars 2019 në Bjellorusi, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit, pas takimit me Zv/ministrin e Turizmit, Mikhail Portnoy, skeduar për lidhje të afërta interesash me oligarkë të naftës e gazit në Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi e Kinë.
Sipas raporteve që SHISH ka dorëzuar në kryeministri e BKH, rezulton se në muajt korrik-gusht 2020, Adrian Kamenica që ishte Sekretar i Ministrisë së Turizmit, ka realizuar takime private te 1 vilë në Palasë-Himarë, mes ish-ministrit Blendi Klosi dhe biznesmenëve bjellorusë, azerë e rusë, mes tyre 1 “profesor” ruso-qipriot i kolegjit ekonomik “Henley Management-Athinë”.

Ndërsa vetë sekretari Kamenica, paraqitej si përfaqësues i kompanive “GM Energy SL” me qendër në “Nacala Porto-Nampula të Mozambikut, por me kompani mëmë bjelloruse dhe kompaninë greko-qipriote “Alexandris Albania Ltd”, me aktivitet tregti, pajisje e makineri pune, me seli në ish “Veve Center”-Tiranë.
NË VIJIM/ Do publikojmë fakte, nga lidhjet e tij si sekretar dhe Blendi Klosit, ish-Ministër Mjedisi, për ryshfete miliona lekë, si shpërblim për dokumente e raporte false me efekt financiar, në favor të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e italianit Giuseppe Ciaffaglione për Lanfillin e Tiranës, Fierit e Elbasanit.
Do t’i japim përgjigje me fakte, lidhjes që ka patur Adrian Kamenica, në nxitjen e 4 vrasjeve më 26 qershor 2021 në plazhin e Velipojës e kush ia hoqi emrin nga hetimi. Do faktojmë shlyerjen e kredisë 29 mijë Euro, 1 muaj pas emërimit drejtor i Investimeve strategjike në Kryeministri, por edhe zullume tjera, ndër to punët e pista që po bën si Drejtor i Politikave me BE te Integrimi./Pamfleti
Lini një Përgjigje