TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 13:43

Rama sulmon protestuesit: “Flamingot” nuk duan të dëgjojnë fakte, por bëhen vegla të sorrave dhe korbave

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulmon protestuesit: “Flamingot” nuk duan të
Protestat në Tiranë

Rama krahason protestuesit me “flamingo” dhe i fton të distancohen nga ata që, sipas tij, po e përdorin kauzën për interesa të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke kritikuar ashpër qëndrimet e protestuesve dhe mënyrën se si po zhvillohet debati publik për këtë çështje.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se ka mirëkuptim për qytetarët që janë bashkuar në protestë për shkak të shqetësimeve për mjedisin, por i akuzon ata se nuk pranojnë të përballen me faktet dhe argumentet.

“Problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur”, shkruan Rama.

Duke iu referuar simbolikës së flamingove të përdorur në protestë, kryeministri pretendon se pjesëmarrësit po ndikohen nga individë që ushqehen me dezinformim dhe teori konspirative.

“Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar”, shprehet ai.

Rama ngre gjithashtu pyetjen pse protestuesit nuk distancohen nga ata që, sipas tij, po e shfrytëzojnë kauzën mjedisore për qëllime politike.

“Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!”, shkruan kryeministri.

Reagimi i Ramës vjen në mes të protestave kundër projektit në Zvërnec, ku kundërshtarët e investimit shprehin shqetësime për ndikimin e tij në zonën e mbrojtur dhe ekosistemin e lagunës.

"RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.
Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.
Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.

Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.
Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.
Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!
Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…", shkruan Rama.

 

rama sulmon protestuesit flamingot vegla te sorrave

8 Komente

  1. H
    Humbje Besimi

    Kryeminister, nuk kemi me besim te ajo qe thua, as ti e as institucionet, seriozitetin e te cilave e kemi provuar ne kurriz. Na keni genjyer e mashtruar aq shume sa tani edhe po te jeni duke te thene te verteten nuk ka me vlere, nuk ka me peshe, nuk e beson me kush. PD-ja neper sheshe ato pak here qe mezi i grumbullonte te vetet nuk eshte se thoshte te paverteta, por fjalet e humbasin vleren kur dalin nga goja e mashtruesve te sprovuar nder vite. Prandaj nuk i bashkohej kush. Ajo qe keni bere nder vite, zhvleresimi i fjales, i premtimeve dhe i institucioneve, ju ka sjelle ketu ku jeni sot. Flamingot nuk kane besim te askush nga ju qe keni deshmuar nder vite ne menyre konstante se e vetmja gje qe dini te beni mire eshte te genjeni, te mashtroni, te shfajesoheni.

    1. e
      ela

      Si ke goje e flet. Po te dalin gjithe lakrat ne shesh dhe prape ben si viktime. E ke lene kete vend ne meshire te fatit. Nje shtet i gjunjezuar, ku dhe pse ketu e di i madh e i vogel qe gjithe investimet ne kulla dhe hotele jane leke droge,ku gjithe keta oligarket e tu bejne vetem kete pune, asnje institucion nuk vepron nuk reagon. Te gjithe ne sherbim te klienteve te Shefit. Dhe ti prape del!!!! Paskemi qene popull i bute. Se te ishe diku tjeter do te merrnin zverra me kohe. Mashtrues ordiner, Po tani ka ardh koha te paguash, dhe do paguash shtrenjt.

      1. T
        Tony

        Merreni dhe testojeni kete palaco per droge. Ky duhet te jete droguar tmerresisht qe kercenon e tallet me nje popull te tere. Mire me ne, por na del neper Europe e jep leksione ideologjike e politike. Verejeni me kujdes se si i levizin syte si kameleon e nuk i perqendrohen. I ka ikur stabiliteti mendor qekur nuk mbahet mend.

        1. p
          proteste ora 19:00

          Akoma me genjeshtra, deri kur?!!! I nenvlereson shume njerezit, dhe te duket vetja si interesant , te duket i besueshem. Mashtrues i papare je, po tani te dolen petet.

          1. A
            A

            Korbi n'burg, sorra n'burg.

            1. T
              Taciti

              Kaligula bëri kalin sen̈ator dhe romakëtt qeshën. Por kur nisi ti lehë hënës e kuptuan që është i marrë dhe e vranë pasi një peran̈dor i marrë dhe zëmërlik mund ta shkaterroje shtetin (Taciti 25. 5)

              1. Z
                Zaho

                Shtatorja e Enverit nuk ndjeu dhimbje kur e hoqën zvarrë pasi ishte prej bronzi. As Enveri i Kristaq Ramës kur ja thyen suratin, se ishte prej guri.

                1. p
                  popull

                  Largohu sa nuk eshte vone. Kaq e thjeshte eshte. Historire dhe faktet e tjera tregoja Zahos dhe Lindes, nese dhe ata te besojne.

                  Lini një Përgjigje