Politike25 Maj 2023, 16:33

Rama paralajmëroi shtrenjtimin e energjisë, reagon Tabaku: Tani që kaloi “lumin” e zgjedhjeve, flet për rritje çmimesh

Shkruar nga Pamfleti

Rama paralajmëroi shtrenjtimin e energjisë, reagon Tabaku: Tani

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të kryeministrit Rama, se me ardhjen e verës do të kemi shtrenjtim të energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Twitter”, ajo akuzoi kryeministrin Rama se pasi kaloi “lumin” e zgjedhjeve, kërkon të rrisë çmimin e energjisë për 95 për qind të shqiptarëve.

Sipas saj që nga viti i shkuar çmimi i  energjisë në të gjithë botën vetëm ka pësuar rënie, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë paralajmëron rritje të çmimit.

KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, shkruan Tabaku.

tabaku rritja çmimit energjia