TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 16:11

Rritja e pagave, vetëm 2 deputetë kundër; anëtarët e “foltores” braktisën votimin

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e pagave, vetëm 2 deputetë kundër; anëtarët e
Ja si votuan deputetët

Ka qenë i ulët numri i deputetëve që kanë votuar kundër rritjes së pagave.

Në votim morën pjesë 99 deputetë, 97 prej të cilëve votuan pro dhe 2 kundër.

Mësohet se deputetët të cilët votuan kundër janë deputetët e opozitës Bujar Leskaj dhe Gëzim Ademaj. Sakaq kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha nuk morën pjesë në votim. Po ashtu nga kabineti qeveritar nuk ishin të pranishme gjatë votimit as dy ministret Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu. Edhe pse Berisha tha se do votonte kundër, anëtarët e “foltores” ikën në shtëpi dhe braktisën votimin.

Projektligji përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

votimi pagat

Lini një Përgjigje