TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 12:22

Rama për influencerët: U bënë parellinj me shalë e kremra, tani protestojnë

Shkruar nga Pamfleti
Rama për influencerët: U bënë parellinj me shalë e
Edi Rama

Prej më shumë se një ore, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos fokusohet te akuzat dhe kërkesat e protestuesve që prej 20 ditësh po protestojnë para Kryeministrisë, por te ajo që ai e konsideron fenomenin e rrjeteve sociale, influencerëve dhe algoritmeve.

Në një pjesë të gjatë të fjalës së tij, Rama argumentoi se protestat po ushqehen nga kultura e vëmendjes online, duke ironizuar persona që sipas tij nuk kanë pasur kurrë angazhim politik apo aktivizëm qytetar për të cilët thjotë 'se janë bërë parallinj me shalë dhe kremra, po shfrytëzojnë protestat për të fituar famë dhe ndjekës në rrjetet sociale

“Është krijuar një skemë për t’u dukur dhe për t’u mbledhur me babëzi, me bazë që algoritmet nxisin njësoj si droga, që të shtojnë dozën, liket, followers-at. Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përfshihen me politikë dhe protesta, por janë bërë parellinjë me shalë dhe me kremra, që të shfaqen bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi”, tha Rama.

Kryeministri pretendoi se shumë prej atyre që i janë bashkuar protestave nuk e bëjnë këtë për shkak të kauzës apo pakënaqësive ndaj qeverisë, por nga dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të mos humbur atë që ai e quajti “vala” e momentit.

“Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet, vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet vetëm ai që ka kurajon të hyjë në garë, ai që bën videon më dramatike”, u shpreh kreu i qeverisë.



edi rama protestat kunder rames

Lini një Përgjigje