Anti-Mafia 7 Prill 2023, 12:27

Babloku shpërblen Bajram Begun për dekretimin e ligjeve dhe Vlora Hysenit, i rrit rrogën me 1.7 mln lekë

Shkruar nga Pamfleti

Babloku shpërblen Bajram Begun për dekretimin e ligjeve dhe Vlora

Pasi nuk ka lënë ligj pa dekretuar dhe pasi emëroi Vlora Hysenin në krye të SHSIH, Babloku duket se ka shpërblyer presidentin….

Edi Rama nuk ndal benefitet dhe qokat për Bajram Begun e Presidencës. Pasi i dha 600 mijë lekë për të mjekuar dorën, Babloku i ka rritur ndjeshëm pagën presidentit, pasi ky i fundit është “fukara”.

Në fakt “Bajram Begu duket se e meriton, pasi nuk ka lënë ligj e kërkesë të kryeministrit pa dekretuar. Por shpërblimi vjen pais Begaj hodhi firmën për emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.  

Ishte ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë ku u miratua projektligji për pagat se niveli i pagës të Presidentit shkon 425 mijë lekë.

Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë. Me shumë mundësi tani Begaj as nuk do i shohë fare dekretet, pasi do firmosë me sy mbyllur.

 

rama begaj