
Ligji për trajtimin e funksionarëve të lartë, përcakton financim nga shteti, specifikisht vetëm për kurime sëmundjesh e urgjencash me rrezik jete, dhe jo mjekime plagësh të zakonshme apo të shkaktuara gjatë kohës së lirë, siç është krisja e dorës së Bajramit duke dalë “xurxull” nga qebaptorja në Marikaj
Para 10 ditësh në takimin me Edi Rama për kandidaturën e drejtueses së SHISH, presidenti Bajram Begaj ishte me dorën e djathtë të fashuar e me trup të përulur, tamam si ushtar i plagosur.
Kabineti i Presidentit, megjithëse e ka detyrim publik, nuk sqaroi nëse presidenti është prekur nga ndonjë infeksion, apo e ka thyer dorën duke zbritur nga qebaptorja e Xhikut në Marikaj, ku shkon e bëhet “tym” me Hekuranin.
Duke qenë se Bajrami është fukara, me pagë mujore 3500 USD e mbi 200 milionë lekë llogari bankare nga qiratë e apartamenteve e lokaleve, Babloku mendoi ta ndihmojë me një çek qeveritar.
Me Vendim nr. 175, datë 24 mars 2023, të firmosur nga Belinda Balluku, qeveria i ka dhuruar presidentit Bajram Begaj, 6 milionë lekë, si shpenzime për mjekimin e dorës.
Ky çek i dhënë menjëherë, siç duket është merak i Edi Ramës, që Bajrami ta këtë dorën sa më shpejt në gjendje pune, që t’i dekretojë ligjet e mos të bëjë sikur nuk e kap dot penën me dorë.
Nuk themi që shteti të mos financojë për shëndetin e Presidentit të Republikës, sepse pavarësish se në atë kolltuk është Bajrami, zyrtarisht ai është Kryetar i Shtetit
Mirëpo ligji për trajtimin e funksionarëve të lartë, përcakton financim nga shtetit, specifikisht vetëm për kurime sëmundjesh e urgjencash me rrezik jete, dhe jo mjekime infeksionesh të zakonshme apo të shkaktuara gjatë kohës së lirë, siç është krisja e dorës së Bajramit duke dalë “xurxull” nga qebaptorja e Xhikut në Marikaj.
Sepse sipas xhymertllëkut të Bablokut me fondet e shtetit, Bajram Begajt mund t’i dalë ndonjë puçërr në prapanicë e qeveria t’i japë 10 apo 20 milionë lekë nga taksat publike./Pamfleti