TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2026, 16:37

Rama shton dozën e fyerje ndaj protestuesve: “Bullistë” dhe “çakej me dy këmbë”

Shkruar nga Pamfleti
Rama shton dozën e fyerje ndaj protestuesve: “Bullistë”
Edi Rama

Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur të sulmojë protestuesit dhe organizatorët e lëvizjes.

Në deklaratën e saj, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet se mbështet protestat qytetare të javëve të fundit dhe i konsideron ato një kontribut për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Megjithatë, organizata ngre shqetësimin për sulmet, linçimet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve në rrjetet sociale, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kundër rasteve më flagrante.

"Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në të njëjtën kohë është shumë i shqetësuar nga aktet individuale të linçimit të disa gazetarëve që ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme publike për çështjet, aktorët politikë dhe analizat e tyre. Demokracia ka përmbajtje pluralizmin dhe kur ai është i plotë, ajo nuk është më “hibride”. Linçimi i gazetarëve nga grupe ta caktuara anonimësh, nga aktivistë fanatikë të partive apo udhëheqësve politikë, nga persona agresivë e fanatikë rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individë të kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, është një akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet", thuhet në deklaratë, ku njëkohësisht dënohen sulmet ndaj gazetarëve dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes në rrjet.

Deklaratën e Unionit e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, por jo për të komentuar mbështetjen që organizata u jep protestave. Kreu i qeverisë është ndalur te incidentet dhe sjelljet agresive që janë raportuar gjatë ditëve të fundit, duke i paraqitur ato si tipar dominues të protestës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë!  Por deklaratën bashkëngjitur të Unionit po e postoj, sepse lidhet me të vërtetën më të rëndësishme dhe më shqetësuese të protestës së javëve të fundit: Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë”, shprehet ai.

Më tej, kryeministri iu referua edhe një episodi të raportuar një natë më parë, ku sipas tij protestues kanë ushtruar dhunë ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk i janë bashkuar protestës.

"Në video janë pikërisht këta të fundit, që kanë rrahur mbrëmë drejtues automjetesh pse nuk i binin burisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me dy këmbë", shkroi Rama.

rama akuza

4 Komente

  1. T
    Tiranë

    Mjafte me, mës provo te fyesh shqiptaret, o ti arumune çoban i Surrelit. Mjafte se do hash burg se shpejti dhe pastaj do te ju lexohen te gjitha qelbet qe ke nxjerr nga goja.

    1. L
      Lili qe bo tifo per ty

      NDYRESIRE QEPE, NDALE UJIN E QELBUR TE PERROIT TEND PSIKIK TE NDYJ SHQIPTARET. PO KE SUM ZBRIT NE SHESH DHE THUAJA BALLAZI PROTESTUESVE ATO SHARRJE FYRJET. HESHT O I SMUN PSIQIK I PA EDUKUM.

      1. s
        sdv

        Vllah e Himarjot, kryqezim i ndyte!

        1. s
          studio

          ti qe ishe i qet flisje me edukate CPATE.... pse ike per lesh HUMBE FYTYREN E MASHTRUSIT TE QETE...ri i qete nese je i paster....ty ska det qe te lan me...ta KAN thene dhe me pare ti do shfrenosh gojen dhe do dhjeses nga ajo...cfare turpi...ky quan te cilvilizuar budallenjte dhe bythlepirsit e tij.....servilet sjane asnjehere inteligjent thjesht tjetersohen dhe pranojne te dhunohen psikollogjikisht dhe ju sherbejne me servilizem per ndonje kocke qe ti ja u servir ....QENER JANE SEVILET E TU....DHE JO KLTHMA PER DEMOKRACI dhe te DREJTA...SERVILET E TU JANE fatkqesisht nje numer i konsiderushem injorantesh AKOMA qe ngriten e ben dhe ENVERIN diktator.....QE ndoshta nuk ka qene ne fillimet e tij....por kur pa bythlepirsit qe i thurnin LAVDE THA ...qenkam mbret per kta budallenj.....ky llum kombetar E NGRITI DHE E BERI DIKTATOR ....KY LLUM te lepiet akoma o RAMVER...te ka ik PETLLA....nuk e ul nje kryeminister nivelin baraz me ate te RUGES...pavarsisht se ruga del nga edukata...por RUGA sot PROTESTA eshte 1000 here me inteligjente se ti....megjithse dalja e saj nga etika SHKAKU jeni ju qe e keni detyruar SJELLJEN E TYRE...dhe ju meritoni akoma me pak respekt dhe me teper ofendime ke 35 vjet qe bullizon psikollogjikisht kte komb...bashke me binjakun tend SALI....JU KENI SHKUAR DERI NE KRIM SHTETEROR dhe askush nuk ben DREJTESI....KOHA KA ARDHUR ...DHE NJERZIT JANE ATA QE DO E VENE NE VEND KTE DREJTESI...

          Lini një Përgjigje