TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 17:34

Rama spastron bashkinë nga njerëzit e Veliajt, prezantohet drejtuesja e re e Policisë Bashkiake

Shkruar nga Pamfleti

Rama spastron bashkinë nga njerëzit e Veliajt, prezantohet drejtuesja

Ashtu sikundër ishte folur, Elona Lalaj do të drejtojë Policinë Bashkiake të Tiranës. Pak javë më parë, u shkarkua nga detyra drejtuesi i kësaj strukture Toni Beni, i cili njihej si pranë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas arrestimit të tij nisën përplasjet dhe Rama u hodh në sulm për të vënë nën kontroll bashkinë, nga frika se punonjësit nuk do të votojnë PS më 11 maj. Fillimisht u larguan nga detyra dy prej besnikëve të kryetarit, Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi, teksa në krye të bashkisë u komandua Anuela Ristani. Më pas u largua kreu i bashkisë dhe sot është emëruar Elona Lalaj, e cila vjen nga radhët e rendit.

Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.

Rama spastron bashkinë nga njerëzit e Veliajt, prezantohet drejtuesja

Znj. Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit dhe sjell me vete një eksperiencë të madhe dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet, por mbi të gjitha ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

 I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së  Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, njoftoi Policia Bashkiake.

Lini një Përgjigje