Politike19 Shtator 2023, 19:43

Rama në SHBA, Kongresi Amerikan rihap letrat për çështjen “McGonigal”

Shkruar nga Pamfleti
Rama në SHBA, Kongresi Amerikan rihap letrat për çështjen
Rama dhe McGonigal

Në ditën që kryeministri Rama ndodhet në SHBA, kongresmenët republikanë kanë rihapur debatin për McGonigal

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në SHBA, duket se ka pasur zhvillime sa i takon dosjes “McGonigal”. Ish-agjenti i FBI pranoi aferat financiare dhe bëri një marrëveshje me autoritetet. Por kjo nuk ka bindur anëtarët e kongresit.

Sipas “Business Insider”, Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve, po kërcënon të thërrasë në seancë dëgjimore krerët e FBI, për një mori të dhënash në lidhje me Charles McGonigal.

FBI dhe Departamenti i Drejtësisë "mund të jenë duke u përpjekur të fshehin shtrirjen e vërtetë të sjelljes kriminale të McGonigal për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Byrosë", pretendon kryetari i komitetit Jim Jordan në një letër të martën drejtuar drejtorit të FBI-së, Christopher Wray. Jordani kërkoi që në shkurt që FBI të dorëzonte dokumentet e lidhura me McGonigal, pasi ai u padit në Nju Jork dhe Uashington, por Byroja nuk u përgjigj kurrë, tha një zëdhënës i komitetit për “Business Insider”. Por tani kongresmenët kërkojnë zbulimin e fakteve duke kërkuar që tu vihet në dispozicion dosja me prova.

Rama në SHBA, Kongresi Amerikan rihap letrat për çështjen

Ju lutem, jepni informacionin e kërkuar dhe organizoni që ky informim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 3 tetor 2023. Komisioni për Gjyqësorin ka juridiksion mbikëqyrës mbi Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në në përputhjen me Rregullin X të Rregullores së Dhomës së Përfaqësuesve. Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, Komisioni mund të detyrohet të marrë në konsideratë përdorimin e procesit të detyrueshëm”, thekson Jordan.

McGonigal akuzohet për pastrim parash dhe bashkëpunim me rusët. Në një rast ai përmend dhe takimet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe disa persona të tjerë, ku flitet dhe për 225 mijë dollarë. Çështja bëri shumë bujë, por McGonigal duket se e zgjidhi me marrëveshje. Duke qenë se Kongresi drejtohet nga republikanët dhe McGonigal është përdorur për të goditur Trump, kongresmenët po tentojnë ta rihapin si çështje.

Interesantja është se ky lajm vjen teksa kryeministri Shqiptar ndodhet në OKB. Rama kishte kohë pa shkuar në SHBA dhe i druhej zhvillimeve nga ky skandal. Nuk dihet nëse ky veprim është bërë qëllimisht sot, por e sigurt është se ky skandal ka krisur raportet me SHBA. /Pamfleti

mcgonigal rama

Dokumenta bashkëngjitur