TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 09:01

Raporti i DASH “nxiu” qeverinë, Rama në Londër: Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media!

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i DASH “nxiu” qeverinë, Rama në Londër: Ne

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ai është pyetur për tematika të ndryshme, ndër ta edhe për lirinë e mediave në Shqipëri. Ai nuk e pati problem të gënjente në Londër, ku tha se edhe pse nuk paguajnë detyrimet dhe bëjnë evazion fiskal, pronarët e mediave nuk janë gjobitur. Si duket kryeministri e ka harruar shumë shpejt raportin e DASH, ku shkruhej e bardha në të zezë se si qeveria ka ushtruar presion dhe ka censuruar median dhe fjalën e lirë.

Më jepni një shembull, a pronarët e mediave që janë pronarë kompanie që bëjnë evazion fiskal, që çohen në prokurori në prova të qarta evazioni fiskal që nuk paguajnë prej vitesh, për mua janë gjëra të ndryshme. Duhet të paguash sigurimet shoqërore që nuk e bën, qiranë që nuk e bën, të ndërtosh në mënyrë të ligjshme.

Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media, edhe pse duhet se ka një problem të madh me pagat e gazetarëve, shkoni e shikoni pagat e gazetarëve se janë të nënpaguar dhe janë duke paguar shumë me para në dorë, e kështu me radhë, ka një problem të madh me këtë përzierje mes lirisë së medias e të vepruarit në mënyrë të ligjit. Kjo nuk do tolerohet.

Unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës, kështu që epërsia morale e kushdo që i thotë vetes gazetar e që bën moral nuk e pranoj.”-është shprehur Rama.

Kujtojmë që tre ditë më parë DASH ‘ia përplasi në fytyrë’ të vërtetën për lirinë e medias në Shqipëri.

Departamenti Amerikan i Shtetit  vuri theksin tek censura e kërcënimet ndaj gazetarëve. Në raportin e publikuar thuhej se shumë media e gazetarë kanë aplikuar autocensurën për shkak të pagesave që kanë marrë nga kompanie të ndryshme. Por, nuk kanë munguar kërcënimet e presionet. Gjatë vitit 2022, sipas DASH, pati akuza për media që dyshohet se përdoreshin nga pronarë apo zyrtarë të lartë për zhvatje dhe sulme personale. Interesat politike dhe të shumë biznesmenëve i mbajtën gazetarët nën presion.

“Interesat politike dhe të biznesit thuhet se i nënshtruan gazetarëve nën presion. AJU raportoi disa raste të dhunës dhe frikësimit kundër anëtarëve të medias. Në janar, policia bashkiake e Tiranës largoi me forcë kameramanin Ledio Guni, ndërsa ai tentonte të filmonte prishjet e shtëpive në një periferi të Tiranës. Ledio Guni ka bërë kallëzim ndaj policisë bashkiake me pretendimin e lëndimit trupor, i cili iu referua prokurorisë për hetime të mëtejshme. Në nëntor gazetari Adriatik Doçi u sulmua nga persona të panjohur. AJU dënoi sulmin dhe bëri thirrje që personat përgjegjës të kapeshin. Policia njoftoi për arrestimin e një të dyshuari për këtë rast.

Censura ose kufizimet e përmbajtjes për anëtarët e shtypit dhe mediave të tjera, përfshirë mediat online: Gazetarët shpesh praktikonin vetëcensurë për të shmangur dhunën dhe ngacmimet ose për të siguruar punësim. Barometri Kombëtar i Lirisë së Medias të KSHH-së për vitin 2021 raportoi se 45.5 për qind e gazetarëve pranuan se u ishte kërkuar të mos publikonin një lajm dhe 45 për qind pranuan se ishin vetëcensurë.”-thuhej në një pjesë të raportit të DASH.

rama

Lini një Përgjigje