TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 11:55

Raporti për integrimin, Vokshi: Rama të mos bëjë agjenda, por të vijë të flasë shqip në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Raporti për integrimin, Vokshi: Rama të mos bëjë agjenda,
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përsëriti në Kuvend kritikat që kishte bërë më herët edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e cilësuar raportin e qeverisë për integrimin europian si një dokument të dobët dhe pa transparencë.

Sipas saj, raporti nuk jep përgjigje konkrete për çështjet kryesore dhe nuk informon publikun mbi ecurinë reale të procesit të integrimit.

“Është një nga raportet më të dobëta. Nuk i jep përgjigje asnjë çështjeje dhe as nuk informon publikun. Kjo është arsyeja pse procesi e mbani sekret. Dhuka duhet të ishte sot këtu për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të deputetëve. Edi Rama s’duhet të flasë serbisht, por shqip. Mali i Zi shumë shpejt do të mbyllë gjithë kapitujt dhe do të hyjë shumë më parë se Shqipëria në familjen europiane. Është një proces që po e mbani sekret hermetik. Çfarë sekreti mbani? Madje, u kërkohen certifikata sigurie personave që bëjnë negociatat”, tha Vokshi.

Lini një Përgjigje