TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 21:12

Rezultatet surprizë të PS në Fier, Gjergj Zefi: Problemi kryesor lista e PD, nuk është përfaqësuese

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet surprizë të PS në Fier, Gjergj Zefi: Problemi kryesor

Gjergj Zefi, editor i "Pamfletit", i ftuar në podcastin ‘Të Pashoq’ ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit si dhe disa nga rezultatet që mund të konsiderohen si surpriza, qoftë në Qarkun e Fierit ashtu edhe në Elbasan.

Zefi tha se në Qarkun e Fierit problemi kryesor që ka PD ishte përbërja e listës së kandidatëve, ndërkohë që socialistët kishin në krye Belinda Ballukun, që është një makineri elektorale.

Fieri me një rezultat të pabesueshëm, si e shpjegoni?

Fieri ka pasur disa elemente, së pari është përzgjedhja e kandidatëve, që është skandaloze. Nuk e di a ka ndonjë kandidat nga PD që është fierak? Sot Fieri ka 12 mandate, ndërsa Gramoz Ruçi ka marrë 10 deputetë në zgjedhjet e 2021.

Mos harroni se Belinda Balluku është makineri elektorale, e ka dhënë këtë rezultat në të gjitha qarqet ku ka qenë e angazhuar. Pastaj janë interesat financiare, sepse kemi kandidatë shumë të fuqishëm.

PD është shumë poshtë, rrezikon edhe listën e mbyllur. Shqipëria Bëhet është forcë e 3 në Fier dhe kjo tregon se kemi një PD mizerabël.

Gjithashtu janë përplasjet që kanë ndodhur në PD. Mos harroni atë luftën ndaj Gazment Bardhit, të cilin e mundi Flamur Noka prej së paku dy vitesh. Politika është konseguencë në vetvete.

E mundi Zegjineja?

Ato e kthyen në komedi, mënyra më e mirë për të mundur Bardhin, që është vlera më e madhe në PD, flas si njeri, si intelektual, pavarësisht qendrimeve që kanë ndryshuar, pavarësisht se ishin lëvizje të imponuara për shkak të Berishës. Dy rrugë kishin, ose të dilnin nga politika, ose të rrinin aty. Bardhi i përket brezit të politikanëve të rinj dhe së bashku me Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun, do të kishim të tjera zhvillime në PD.

Ndalojmë te Elbasani, edhe aty një rezultat surprizues?

NË Elbasan ka vite që PS fiton në mënyrë të bindshme dhe ka vite që akuzohet për ndikim të bandave kriminale, sikundër edhe Durrësi. Nuk mund të bëjmë një analizë politike për këtë qark, pasi kemi ndikimin e bandave apo elementëve kriminalë.

Lini një Përgjigje