
Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa orët e fundit po prodhojnë edhe surpriza, përmbysje të vogla mes "të vegjëlve", apo edhe lufta brenda llojit në garën e hapur... Si lexohet rezultati i përgjithshëm dhe analiza qark më qark? Çfarë po ndodh në kampin blu dhe pengmarrja e PD-së nga Sali Berisha. Sot i ftuar në "Të Pashoq" është Gjergj Zefi, editor i "Pamfletit".
-3 precedentët, për shembull Shkodra, Lezha, Kukësi që janë fituar nga PD rrëzojnë dhe alibinë e Berishës që Rama i ka vjedhur. Nëse ka frymë merr edhe vota. A dëshmohet këtu?
Nuk mendoj kështu. Në të tria qarqet PD ka humbur. Në Shkodër ka humbur 1 deputet.
-Po ti hysh analizës ashtu, po.
PD e 2021 që nga 2013 ka qenë në kulmin e vet. Lul Basha që thonë këta, Luli ishte. Nëse do ishte Luli situata do kishte ndryshuar. Do kishte fituar. Gjërat shkojë në ngjitje. Nëse ti i kthen Berishën, karakatinën politike, gjithkush ka hequr dorë nga ai. Duhet të jesh larg militantizmit. Nuk fitohet pushteti me militantë. Nëse nuk arrin të marrësh vota te kundërshtarët apo elektorati gri nuk fiton.
Lini një Përgjigje