
Rikthehet konflikti i vjetër në PD. Zgjedhjet vendore jo vetëm që nuk i dhanë fund përçarjes, por duket se konflikti është thelluar dhe më shumë. Deputetët krah Alibeajt dje e bënë të qartë se do kërkojnë largimin e Berishës, ndërkohë që ka ardhur dhe reagimi i “Foltores”. Ndonëse opozita pësoi disfatë të thellë, berishistët duket se e duan Saliun në krye të këndit. Një ndër ta është Edi Paloka.
Tabaku, Gjekmarkaj, Açka dhe Çupi kërkuan që Berisha të ikë, por Paloka shprehet se ata janë të blerë nga Rama dhe janë fajtorë për humbjen në zgjedhje.
“Unë jam i detyruar të mirëkuptoj e justifikoj çdo demokrat të dëshpëruar që ka sakrifikuar e sakrifikon prej kaq vitesh në opozitë për PD… Jo vetëm ta ngrejë zerin po edhe të bërtasë fort e të kërkojë llogari.
Jam gati të dëgjoj “kritika” prej opozitari madje edhe nga Arlind Qorri … Po të dalin ata që me 14 maj dolën edhe poshtë Qorrit e të na drejtojnë gishtin ne si “humbës” ?!!!
Rrëmbyen simbolet e PD me dorën e Ramës dhe i fëlliqen, morën financat, komisionerët, numëruesit e PD dhe i shërbyen Ramës me zell e vullnet të plotë, kurse tani gjejnë dhe guximin të na drejtojnë gishtin ne si shkaktarë të humbjes së opozitës ?!!!
Edhe paturpësia duhet të ketë një kufi…”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje