Politike17 Maj 2023, 15:36

“PD duhet të reformohet me figura të reja”, Flutura Açka për zgjedhjet: Rezultati ishte dramatik, Berisha të largohet

Shkruar nga Pamfleti

“PD duhet të reformohet me figura të reja”, Flutura

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutuar Açka duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit i cilësoi ato si “dramatike” për opozitën.

Në një intervistë për “News 24”, ajo u shpreh se  të  gjithë demokratët janë fajtorë për këtë rezultat, ndërsa theksoi se Sali Berisha duhet t’i lërë alibitë e humbjes dhe të japë llogari para demokratëve. 

Açka shtoi se PD-ja duhet të reformohet dhe të hapet për personalitete të reja për të ringritur partinë dhe ndërtuar një opozitë të fortë.

Ne humbëm se u fshehëm pas gishtit. Po e pranoj se kemi humbur. Në Kavajë ka fituar sepse ai ka punuar dhe është një njeri dinjitoz. Duhet të ketë një analizë e thelluar përse kemi humbur.

Të gjithë jemi fajtorë. Nuk ka alibi më, e përdorën me muaj të tërë 6 marsin. Shkodra ka qenë e humbur që në 6 mars. Në 2025 e kemi të humbur.

Në Tiranën, Shkodër dhe Elbasan prisnim më shumë vota. Nëse do të largohet zoti Meta, është punë e tij. Ti duhet t’i ndash gjërat se kush është i shitur. Mua nuk më ka penguar çështja e non gartës, se nëse ka patur një njeri pro-evropian, ka qenë Berisha. Ai duhet të dalë dhe të thonë se nuk e solli dot partinë në pushtet. Duhet të japë llogari para demokratëve.

Të paktën duhet të kishim marrë dhjetë Bashki.  Duhet të  një shpurë e re, të japin  alternativë për të mbrojtur demokracinë. PD të reformohet dhe të hapet. Më është dukur vetja si mish i huaj. Në rast se këta njerëz nuk tërhiqen, këta kanë skenarë të tjera që do të errësojnë edhe më shumë PD”, u shpreh deputetja e PD.

açka berisha zgjedhjet