
Kreu i lëvizjes BASHKË, Arlind Qorri duke marrë shkak nga vendimi për rritjen e pagave të pushtetarëve, ka njoftuar se do të mbajë një protestë ditën e nesërme para Kuvendit.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Qorri ju bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit pasi në vendin e fundit për pagat dhe pensionet, rritet vetëm niveli i shpërblimit për pushtetarët.
“Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit.
Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës!”, shkruan Qorri.
Lini një Përgjigje