Politike13 Dhjetor 2023, 11:54

Sabotimi i SPAK, avokati Arben Llangozi: Berisha u soll si gangster, tregoi se s’respekton Gjykatën

Shkruar nga Pamfleti

Sabotimi i SPAK, avokati Arben Llangozi: Berisha u soll si gangster, tregoi se

Avokati Arben Llangozi komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj ish kryeministrit Sali Berishës në mënyrë që t’i hapë rrugë vendosjes së masës së sigurisë "arrest me burg" ose “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Llangozi theksoi se Sali Berisha, ishte shembull i keq për qytetarët duke shtuar se u soll si gangster me vendimet e Gjykatës.

Mes të tjerash ai u shpreh i bindur se Gjykata do të vendosë ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Ne e kemi parashikuar këtë gjë, kemi thënë që do i shtrëngohet masa e sigurisë dhe ja dita erdhi. Me vendimet e Gjykatës nuk mund të bëhesh gangsterë dhe Berisha në njëfarë forme u bë gangster me ligjin. Me të drejtë Prokuroria e Posaçme po vë në vend autoritetin ligjor për të cilën është krijuar Berisha ishte një shembull i keq jo vetëm për veten e vet por dhe për qytetarët.

SPAK e ka lënë hapur variantin dhe mendoj se nuk do i kushtojë asgjë që të caktojë masën e arrestit me burg. Unë km bindjen se SPAK do caktojë një masë “arrest me burg” sepse ka qenë i ashpër kundrejt SPAK, jo se do të veprojë në shenjë hakmarrje, por ai në vetvete ka thënë se do të bëjë gjyq publik kur në këto momente kemi sekret hetimor. Besoj se Berisha dashur pa dashur është duke cenuar sekretin hetimor”, tha avokati Llangozi.

 

sabotim spak arben llangozi berisha gjykate