Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të përballojë humbjen e asnjë figure të saj, duke i bërë thirrje ish-deputetit Ervin Salianji të përfshihet në diskutimet e brendshme të partisë.
Ndërkohë, nga selia blu, kryetari i PD-së Sali Berisha reagoi për këtë çështje, duke theksuar se Tabaku ka shprehur qëndrimin e saj personal.
“Salianji është vetë përjashtuar, kjo është kur shkelur në mënyrë flagrante ato që thotë Statuti.
Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion as në Këshillin Kombëtar, asnjë Kryesi, për ta respektuar pasi doli nga burgu u përfshi në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimit që bëri. Nuk ka bashkëpunim me krimin nuk e falim”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje