TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 15:37

Salianji kundër marrëveshjes PD-PS: Dëmton besueshmërinë e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Salianji kundër marrëveshjes PD-PS: Dëmton

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijon të qëndrojë në të njëjtin linjë, kundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës, pasi sipas tij ajo dëmton imazhin dhe besueshmërinë e opozitës.

Salianji tha se kërkesat e opozitës nuk janë plotësuar dhe se Rama nuk respekton asnjë marrëveshje. Madje në këtë rast sipas tij opozita nuk ka as instrumentet e nevojshme për të diktuar zbatimin e marrëveshjes.

“Kemi refuzuar deri më sot uljen në tryezë më mazhorancën. Nuk kemi plotësimin e kërkesave që kemi bërë. Çdo perceptim i krijuar sikur ne ulemi me Ramën dëmton besueshmërinë e opozitës. Çdo marrëveshje apo dialog me Ramën, ne e kemi provuar se është i dëmshëm për PD. Rama nuk mban marrëveshje dhe ne nuk kemi asnjë instrument  se si ta kushtëzojmë në marrëveshje.

E gjitha është e gabuar dhe në afatgjatë kam përshtypjen se do të konfirmohen. Kemi pasur zbatimin e Kushtetutës dhe rikthimin e Kushtetutshmërisë. Ky dialog nuk ka arritur të  adresojë kërkesat e publikut. Është e dëmshme dhe për PD. Rama nuk ka për të pranuar Reformën Zgjedhore dhe nuk ka pse PD të mbajë barrën bashkë me PS. Përgjegjësi duhet të jetë Rama”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

ervin salianji ps pd marreveshje

Lini një Përgjigje