TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2025, 20:34

Salianji: Rezultati i dy zgjedhjeve të fundit janë krediti politik i Sali Berishës!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji: Rezultati i dy zgjedhjeve të fundit janë krediti politik i
Ervin Salianji

Ai theksoi se rezultati i PD në ty proceset zgjedhore të fundit janë kontribut dhe kredi i Sali Berishës, me të mirat dhe të këqijat e tij.

Ervin Salianji ka komentuar situatën në të cilat ndodhet Partia Demokratike, e cila ka shkuar nga humbja në humbje në garat elektorale.

Ai theksoi se rezultati i PD në ty proceset zgjedhore të fundit janë kontribut dhe kredi i Sali Berishës, me të mirat dhe të këqijat e tij.

Votat e dy zgjedhjeve të fundit janë pak a shumë krediti politik i Sali Berishës. Ky është fakti real. Historia e PD është historia e Sali Berishës, me të mirat dhe të këqijat e saj dhe Sali Berisha nuk është vetëm një individ, që është kryetar i PD, por është një simbol për atë parti, dhe do vazhdojë të ketë i tillë edhe kur nuk do jetë më”, tha ai.

Ai theksoi se arrestimi i Metës, dënimi i tij personalisht, por dhe mbyllja në shtëpi e Sali Berishës krijuan perceptimin se nëse mbron kauzat opozitare duhet të paguash një kosto.

“Zgjedhjet në Shqipëri, raporti i OSBE ODIHR, Kanë pasuar parregullsi të ndjeshme. Nuk kam kompleks ta them, që Përdorimi i drejtësisë në mënyrë selektive apo politik, sigurisht që ka dëmtuar.  I referohemi dhe rastit tim. Unë do kisha pasur rezultat të mirë besoj, përtej modestisë. Isha drejtues politik në Elbasan. Në Korçë kam pasur rezultat pozitiv. Arrestimi i Metës ishte arbitrar dhe jo i duhur në atë moment. Arrestimi i Sali Berishës, është arrestim, pavarësisht se në shtëpi dhe izolimi prej dhjetë muajsh në shtëpi, krijuan perceptimin dhe frymën se po qe se je opozitar do mbash kosto”, tha ai.

Lini një Përgjigje