Ditën e sotme në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Samiti zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ky kryeministri Edi Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisioneren e BE, Marta Kos.
Fillimisht Rama priti në hyrje të Pallatit të Brigadave një nga një liderit e rajonit.
Teksa ishte radha e homologut të Malit të Zi, Rama nuk i kurseu batutat me kryeministrin Milojko Spajić.
“Pse vjen me vonesë?! Unë s’e kuptoj”, tha kryeministri Edi Rama për delegacionin e Malit të Zi që nuk u tregua korrekt sot me orarin.
Megjithatë pas mbërritjes së tij, homologu i Malit të Zi, tha “se janë fiks në kohë e në përputhje me agjendën e samitit”.
Lini një Përgjigje