TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2025, 10:22

“Shtëpia juaj po ju pret”, komisionerja Kos: Duhet të korigjojmë gabimet e së shkuarës

Shkruar nga Pamfleti

“Shtëpia juaj po ju pret”, komisionerja Kos: Duhet të

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit të BE-së ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë.

“Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë fort dhe rezultatet e saj po duken”, tha Kos.

Ajo nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i lidhur ngushtë me integrimin e Ballkanit Perëndimor. “Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një gabim i së kaluarës dhe tani duhet ta rregullojmë”,  theksoiKos.

Komisionerja theksoi gjithashtu se vendet e rajonit janë pjesë e natyrshme e kontinentit evropian, jo vetëm gjeografikisht dhe historikisht, por edhe në aspektin politik.

“Shtëpia juaj po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në formën institucionale”, u shpreh komisionerja.

Lini një Përgjigje