Politike29 Shkurt 2024, 15:37

Samiti për Ukrainën, ish-diplomatja: Spektakël bosh nga Rama, po manipulon opinionin publik

Shkruar nga Pamfleti

Samiti për Ukrainën, ish-diplomatja: Spektakël bosh nga Rama, po

Ish-diplomatja Ilda Zhulali ka folur lidhur me Samitin e Ukainës të mbajtur në Tiranë ditën e djeshme.

Ajo ironizon teksa shprehet se qeveria shqiptare nuk i përgjigjet kërkesave minimale të sigurisë në Shqipëri, jo të marrë peshë më të madhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, kryeministri ka mendjelehtësi të papranueshme për mënyrën se si e ka adresuar çështjen e sigurinë e rajonit dhe NATO.

“Zelensky i ka kërkuar ndihmë çdo vendi që është rreshtuar krah tij. Shqipëria është pjesë e gjithë vendeve që po përpiqen dhe mobilizuar industrinë luftës.

Rama ka mendjelehtësi të papranueshme për mënyrën se si e ka adresuar çështjen e sigurinë e rajonit dhe NATO. Kemi parë një qeverisje të papërgjegjshme që nuk i përgjigjet kërkesave minimale të sigurisë në Shqipëri, jo më pastaj për të marrë peshë më të madhe në arenën ndërkombëtare të NATO-s, siç na kërkohet. Nuk pres që Rama të këtë ndryshim kursi 100% dhe të na Rilindë kryeministër tjetër.

Mënyra si e trajton Samitin dhe dita sotme ishte një panoramë se si ai thjesht përpiqet ta përdorë si një spektakël bosh dhe për të manipuluar opinionin publik sesa për të korrur rezultatet konkrete në të mirë të qytetarëve dhe sigurisë tonë kombëtare”, shprehet ajo për “Panorama”.