Politike29 Shkurt 2024, 13:45

Prodhimi i municioneve për Ukrainën, Rama e konfirmon: Të gjithë i thamë "PO" Zelenskyt!

Shkruar nga Pamfleti
Prodhimi i municioneve për Ukrainën, Rama e konfirmon: Të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, është pyetur ditën e sotme në konferencën për shtyp me Komisionerin e BE, Oliver Varhelyi për deklaratën e një dite më parë në Samitin për Ukrainën lidhur me bashkëprodhimin e municioneve.

Rama thotë se Shqipëria e ka të nevojshme sërish industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe theksoi se të gjithë i thanë “po” propozimit të Zelenskyt.

“Patëm një samit shumë të mirë, zhvilluam bisedime të mira me presidentin Zelensky. Ai samit tregoi se të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE. Sa i takon industrisë ushtarake, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Po punojmë të gjejmë partnerët e duhur, të ngjallim strukturën tonë të vjetër. Propozimi s’ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit. Të gjithë thanë po. Ne e dimë se duhet të investojmë më shumë në mbrojtje. Ka vetëm një kusht, që ne ta bëjmë me aleatët tanë.", tha Rama.

Kreu i qeverisë thotë synon që të futen edhe vetë në këtë industri dhe po punojnë për të gjetur partnerët dhe marrëveshjen e duhur.

Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve.

Është ende e paqartë se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por ka gjasa që mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

edi rama prodhimi i municioneve për ukrainën