Politike 1 Gusht 2023, 13:02

Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës, Bardhi: SPAK të vendosë para drejtësisë Veliajn dhe Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës, Bardhi: SPAK të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimi të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Ai tha se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është hapi i parë por i domosdoshëm i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Ramës dhe Veliajt.

Gjithashtu shton se SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Bardhi theksoi se paratë e vjedhura të qytetarëve duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit.

"Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të bërë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë", tha Bardhi.

bardhi sekueshtrim spak inceneratoret