Politike31 Korrik 2023, 21:46

“S’ka pasur zgjedhje, i anuloi Këshilli”, Nallbati: Lulzim Basha nuk është kryetar i PD-së

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka pasur zgjedhje, i anuloi Këshilli”, Nallbati:

Grupimi i PD, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, nuk e njeh procesin që zgjodhi Lulzim Bashën në krye të partisë për një mandat të katërt.

Deputeti i Korçës, Bledion Nallbati, i cili u angazhua me mbledhjen e 254 firmave për Këshillin Kombëtar që anulloi zgjedhjet, është i qartë në qendrimin e mbajtur.

“Nuk ka zgjedhje në PD. Ka patur mbledhje te Këshillit Kombëtar që ka vendosur që në PD të mos ketë zgjedhje në 29 Korrik. Kur nuk ka zgjedhje, nuk ka kryetar. Lulzim Basha mund të pretendojë se është dhe President i SHBA, por nuk është”, tha për emisionin “Pa Censurë” deputeti Nallbati.

Deputeti demokrat mbron me forcë tezën se PD nuk mund të bëhet e fortë, nuk mund të përballet me qeverinë duke qenë e ndarë. Megjithatë, Nallbati kujdeset të rrëzojë atë që e quan alibi të grupit Basha se me përpjekjet për të mos njohur ligjërisht procesin zgjedhor të Bashës, PD po i dorëzohet Sali Berishës.

Është alibi për të justifikuar atë që janë duke bërë. Është grupi parlamentar ai që sot e ka mbajtur gjallë këtë parti. Nëse do të ishte dorëzuar grupi, do të kishe sot PD? E mbajti kryesia PD-në, nëse do të ishte dorëzuar kryesia? Ne as e kemi çuar, as kemi ndërmend ta çojmë tek Sali Berisha. Por ne nuk kemi synim të zvogëlojmë PD, siç bëri pjesa tjetër me një të rënë të lapsit, nga 75 mijë anëtarë e çoi në 25 mijë. Duke përjashtuar njerëz, nuk mund të rritesh”, u shpreh deputeti Bledion Nallbati.

nallbati pd basha zgjedhjet