Politike 4 Shtator 2023, 10:13

Parlamenti nis sesionin e ri, Nikolla: Integrimi në BE do të jetë prioritet i Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti nis sesionin e ri, Nikolla: Integrimi në BE do të jetë

Sot ka nisur sesioni i ri parlamentar, teksa parashikohen përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës të paralajmëruara që në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve.

Pasi në sallë u vendos himni kombëtar, deputetët në shenjë nderimi janë ngritur të gjithë në këmbë, ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu lexoi deputetëve mesazhin e presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit iu ka bërë thirrje deputetëve për vetëpërmbajtje dhe dialog.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se këtë sesion të ri, integrimi në BE do të jetë prioritet i Kuvendit.

Duke u ndalur te cilësia e dialogut politik, Presidenti Begaj vlerëson se cilësia e shkëmbimeve të ideve mes krahëve politike, po aq sa përfshirja në diskutime konstruktive, fatkeqësisht lë ende shumë për të dëshiruar.

Ky sesion parlamentar nis menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha dhe pak para Asamblesë Kombëtare të PS-së ku thuhet se do të merren vendime për ndryshime në qeveri. Duke marrë shkas nga situata brenda PD-së, duket se kjo parti ka krijuar 3 grupime, atë të Lulzim Bashës, ish-kryeministrit Berisha në një krah dhe nga ana tjetër grupi i Bardhit.

Në ngjarje që ka shumë gjasa që të sjellë përçarje sot në sallën e Kuvendit është dhe tenderi i sterilizimit, që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rjepajn dhe biznesmenin Rrapaj, ndërkohë që akuzat e opozitës kanë qenë të shumta.

 

sesion parlament nikolla