Politike 4 Shtator 2023, 10:25

Korreshi shkon në parlament me brisqe rroje: Ia solla qeverisë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin; deputetët shkrihen së qeshuri

Shkruar nga Pamfleti

Korreshi shkon në parlament me brisqe rroje: Ia solla qeverisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka mbërritur në seancën parlamentare, ditën e sotme me brisqe rroje.

Gjatë një deklarate para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë për t’i sterilizuar ose dhe Bashës.

“Kam marrë një surprizë për qeverinë, por po e do dhe ai tjetri (për Bashën), kam sjellë një kit kirurgjikal për synetllëk. Kit kirurgjikal. Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin. Faleminderit”, tha ai.

 

korreshi parlament