
Analisti Kreshnik Spahiu komentoi VKM për shembjen e ndërtesave që kanë kaluar mbi 50 vjet. Ai i bëri thirrje qeverisë që të krijohet një ligj që përmbush standardet evropiane, ku të flitet për mirëmbajtjen e pallateve dhe jo shembjen e tyre.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu theksoi se nëse qeveria do të ketë një VKM të imponuar nga oligarkët, do të marrë “pushkën ndaj pushtetit.
“Nëse qeveria do të ketë një VKM të standardit evropian unë do jem i gatshëm të bëhem avokat i qeverisë, për çështjen e rinovimit të pallateve që kanë mbi 50 vjet, dhe nëse është një VKM e imponuar nga oligarkë unë do bëhem revolucionar dhe do marrë pushkën kundër këtij pushteti. Ka një standard europian në legjislacionin për rinovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që konsiderohen monument kulture. A e dini se është standardi që e ndan abuzimin me të drejtën në këtë histori. Është e drejta e pronës, që do të thotë a do të parashikojë qeveria në këtë projekt të drejtën prioritare të pronarëve për ta rinovuar projektin apo për ta prishur atë”, tha ai.
Lini një Përgjigje