TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 21:17

Sherri brenda PS-së, Salianji: Përplasja mund të zgjerohet, po i nxjerrin dosjet njëri-tjetrit!

Shkruar nga Pamfleti

Sherri brenda PS-së, Salianji: Përplasja mund të zgjerohet, po i

Partia Socialiste duket se po përballet me një valë të fuqishme trazirash të brendshme, duke shfaqur shenja të një konflikti të hapur.

Për demokratin Ervin Salianji, pakënaqësia ka kapluar çdo cep të vendit, ku anëtarët dhe simpatizantët socialistë ndjehen të zhgënjyer njësoj si çdo qytetar tjetër përballë rritjes së çmimeve, taksave dhe vështirësive ekonomike. Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një terren pjellor për tensione, të cilat tani kanë shpërthyer edhe mes figurave të larta të partisë.

Në një intervistë për emsionin ‘TëPashoq’ në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, ish-deputeti Ervin Salianji, deklaroi se përplasja në PS është më e fortë se ajo që ndodhi brenda PD-së. Salianji theksoi se socialistët po godasin njëri-tjetrin në formën e denoncimeve publike dhe sulmeve në media.

Pjesë nga intervista:

-Tani kalojmë këtej nga këta kundërshtarët se ka plasur edhe këtej më duket.

Ervin Salianji: Shiko, unë nuk kam asnjë, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt me me me, po themi me Partinë Socialiste apo siç mund të kenë të tjerë kontakte të caktuara.

-Mirëpo në thonjëza studiohet, survejohet edhe kampi kundërshtar për të qenë

Ervin Salianji: Unë di t'ju them një gjë, që nëse Partia Demokratike është e fortë, partia socialiste zien brenda vetes, në çdo cep, në çdo cep të Shqipërisë, socialistët janë të zhgënjyer sa çdo qytetar tjetër, se paguajnë taksa njësoj, ju janë rritur çmimet njësoj, kanë pamundësi për të siguruar jetesën e përditshme njësoj, largohen njësoj.

- Po jo, nuk po flas për socialistët, se kjo pjesa e fundit në selinë Rozë nuk ishte në radhët e atyre që kanë halle.

Ervin Salianji: Po plas, po plas në çdo cep dhe nëse Partia Demokratike është e fortë, fiton zgjedhjet. E para, e dyta, kjo që po zien në në çdo qytet, tani po i shkon në kupolë dhe i ka dalë, ku di unë, Elisa aty, Braçe këtu, ku di unë Majlinda Inafarshe që do kandidonte në Vlorë, kishte bërë deklaratë atje. Pra Partia Socialiste për vete...

-Po Braçe mund të jetë kandidati i PS--së, kjo është e pakonfirmuar akoma.

Ervin Salianji: Po, po, po, po, që është kundër ligjit sepse Edi Rama e ka nxjerrë kandidaten apo jo?

- Po mirë, mund të ndryshojnë gjërat.

Ervin Salianji: Po mund të ndryshojnë, por do të thotë që po zien pra. Që Partia Socialiste është duke zier nga konfliktet e brendshme. Ose më saktë, tash janë thjesht duke shpërfaqur atë urrejtjen që kanë ndaj njëri-tjetrit. Nuk ka qetësi Partia Socialiste. Një pjesë e madhe e këtyre që ne shikojmë...

-Po paska një shumë vjetësh pushtet, i janë kujtuar këta? Mos e ekzagjeron këtë?

Ervin Salianji: Jo, i kanë kujtuar gjithë kohën. Pse këto që bëjnë ndaj njëri-tjetrit nëpërmjet medias nuk i keni parë ju? Se unë...

- Edhe ju, edhe ju e kuptoni, mirëpo ata nuk shprehen dot aq hapur publikisht se janë në pushtet.

Ervin Salianji: Po pra po, këta kanë gjetur një formë tjetër. Kanë çfarë të humbin ndoshta më shumë se ju. Partia Socialiste ka gjetur një formë tjetër që është e dukshme konflikti i tyre.

-Mund të ketë ndonjë fraksion aty të dalë bashkë me ju?

Ervin Salianji: Aty po ndodh më keq. Aty po po po denoncojnë...

- Jo tamam tamam unë, që të dalim të shkëputemi...

Ervin Salianji: Aty po denoncojnë njëri-tjetrin duke i çuar, duke i çuar nëpër nëpër burgje. Aty po denoncojnë njëri-tjetrin nëpër media, duke denoncuar njëri-tjetrin me me email-e, me dokumenta, me aty po shpërthen. Siç po po shpërthen gjithë Shqipëria për të larguar Ramën, po na duhet ne të kapim momentin edhe të fitojmë.

-A ka fraksion? Unë nuk besoj që... Mund të çahen ato taman, se ju po thoni kështu.

Ervin Salianji: Që Partia Socialiste kështu siç është... Ata janë të përçarë, po duhet duhet të mblidhen.

-Jo jo, janë të paçarë, se kur vjen puna tek zgjedhjet janë aq të bashkuar dhe janë makineri.

Ervin Salianji: Unë nuk mund t'ju them që që që nuk do të përçahen, se unë di t'ju them një gjë. Unë kam fituar në, unë kam fituar në zonë elektorale në Korçë dhe kam fituar bashkë me ekip në Kavajë si drejtues politik, duke shfrytëzuar dhe pakënaqësinë e socialistëve. Unë e di se si janë ata. Nëse nëse të tjerët nuk e shfrytëzojnë pakënaqësinë e tyre për të fituar zgjedhjet, për t'i fituar zgjedhjet ne, është problemi i tyre.

salianji ps sherri

Lini një Përgjigje