Politike21 Qershor 2023, 20:33

“SHISH është mbushur me militantët të PS”, Salianji: Vlora Hyseni të japë sqarime për vizitën në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

“SHISH është mbushur me militantët të PS”,

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka treguar për debatin e ndodhur në Komision e Sigurisë dy ditë më parë ku ishte prezent edhe drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni.

Në një intervistë për “Panorama Tv”, Salianji tha se gjatë Komisionit i ka drejtuar Hysenit disa pyetje në lidhje me shqetësimet e ngritura në media për kthimin e SHISH në çerdhe militantësh të PS dhe udhëtimin e saj në Beograd të përfolur në media.

Salianji theksoi se për asnjë nga këto çështje, Vlora Hyseni nuk ka dhënë përgjigje, por theksoi se vëmendja e deputetëve të opozitës do të jetë e shtuar dhe do të ketë komunikime të tjera në vazhdim.

Unë mendoj dhe mendova dhe në atë moment se do të ishte në detyrimin e një institucioni kushtetues si drejtuesja e SHISH, për të sqaruar akuzat e ngritura në publik dhe janë hedhur nga media për ato që unë e pyetja që janë tre çështje. A ka pasur një udhëtim më parë apo gjatë ushtrimit të funksionit në Beograd siç është përfolur në media dhe e kam pyetur për një kulturë mosndëshkueshmërie në SHISH për persona për të cilët ka akuza se janë përfshirë në shantazhe, shitje informacioni apo shpërdorim detyre.

E pyeta për një shqetësim që ka të bëjë për largimin e profesionistëve dhe kthimin në një çerdhe militantësh të Partisë Socialiste të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nuk pati përgjigje Vëmendja jonë do të jetë e shtuar dhe do të kemi komunikime të tjera për këtë çështje”, deklaroi ai.

salianji vlora hyseni shish