Politike 3 Mars 2024, 11:02

Shpëtim Idrizi e dredh përsëri; i jep PS 3 votat në parlament dhe do i marrë 20 drejtori rajonale

Shkruar nga Pamfleti
Shpëtim Idrizi e dredh përsëri; i jep PS 3 votat në
Shpëtim Idrizi me Kryeministrin Edi Rama /

Deri tani, trioja Agaçi, Gonxhe e Çuçi që po negociojnë, i ka ofruar sektorë ku bëhen para e licenca, për të shuar babëzinë e Shpëtim Idrizit dhe tufës së tij; me kushtin, që të vjedhin sa të munden, siç bëri Ilir Meta me drejtorët e LSI...

Tamam si hiena e uritur, që nuhat erën e kërmës prej së largu, Shpëtim Idrizi, ka nuhatur se në “stanin” e PD ku përlau 3 mandate deputeti, nuk ka erë pushteti në vitin 2025.

I mësuar me dredhi e pazare, Shpëtim Idrizi, ose xhambazi i doganave, siç e thërrasin, filloi ta dredhë përsëri, duke u ulur hapur në prehrin e PS-së ku është “tepsia” e pushtetit, për të cilën ai e ka dredhur disa herë majtas e djathtas, duke lëpirë ato që ka pështyrë.

Pasi deklaroi divorcin me PD-në e Foltoren, PDIU bashkoi 3 votat e  deputetëve të saj me PS-në, për votimin e ligjit të marrëveshjes Rama- Meloni, por Shpëtim Idrizi paralajmëroi se, do votojë dhe ligjin për amnistinë penale e çdo ligj tjetër “për të mirën e popullit”.

Ky bashkim votash i PDIU-s me PS-në, u paralajmërua nga kryetari i grupit parlamentar, Bledar Çuçi dhe nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilët deklaruan disa herë, se votat janë në parlament dhe PS i ka në dorë.

Mirëpo, duke e parë në disa raste dredhie, që doganieri Shpëtim Idrizi, nuk i lëshon votat nga dora pa marrë çekun apo plaçkën që do, brenda PS ka nisur të flitet për një pazar këmbimi me të.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Babloku ka autorizuar trion Agaçi, Gonxhe e Çuçi, të bëjnë pazarin me Shpëtim Idrizin, për t’i  ofruar disa drejtori, në këmbim të garancisë për 3 votat që ka në parlament, të cilat do t’i duhen edhe për ligje të tjera, sidomos për ligjin e ri zgjedhor.

Nuk dihet, nëse “krye-qëndrestari çam” Shpëtim Idrizi është lëpirë vetë si “maçoku afër tepsisë” së pushtetit të PS, apo kanë qenë “kuzhinierët” e Bablokut, që i kanë afruar “thela”, duke e tunduar e joshur të bashkojë votat me PS.

Por deri tani, dihet që në këmbim të 3 votave të përhershme për çdo ligj, xhambazi Shpëtim Idrizi, i ka kërkuar 1 ministri, 1 doganë, 2  drejtori targa-patentash-koalidimi makinash, 1 drejtori rajonale të AKU  e disa drejtori ku bëhen para, të cilat deri më 2017-ën i kishte Ilir Meta.

Trioja Agaçi, Gonxhe e Çuçi, padyshim me miratim të Bablokut, i ka ofruar  20 drejtori në disa ministri e agjenci qendrore; por nuk i kanë ofruar asnjë drejtori te Rrugët, KESH, OSHEE, OST, Albcontrol, Alpetrol, AZHBR, AKBN etj., që janë “fushat” e miliona Euro me tenderë, ankande e koncesione për votat e partisë dhe shefat e qeverisë.

Në informacionin që kemi, thuhet se 2 drejtori të dorës së tretë, do t’i jepen në Ministrinë e Financave, 2 në Ministrinë e Energjie-Infrastrukturës, nga 1 drejtori qendrore e nga 4 drejtori lokale në sektorët e Arsimit, bujqësisë, ekonomisë, kulturës, mjedisit, sipërmarrjes e turizmit.

Por Shpëtim Idrizi e Mesila Doda, këmbëngulin për 1 doganë kryesore, 2 drejtori targa-patentash- koalidimi makinash e 1 drejtori rajonale të kontrollit ushqimor AKU.

Drejtoritë e ofruara, janë sektorë ku bëhen aq para dhe ka aq licenca, sa për të shuar babëzinë e Shpëtim Idrizit dhe tufës së tij; me kushtin, që të vjedhin sa të munden, siç bëri Ilir Meta me drejtorët e LSI, por mos të largojnë nga puna asnjë patronazhist.

Po dhe këtë gjë, Babloku e shmang me shtim numri punonjësish, në drejtoritë që do t’i jepen PDIU, duke i krijuar Shpëtim Idrizit një mundësi tjetër biznesi me shitje vendesh pune./Pamfleti

shpëtim idrizi 3 votat në parlament 20 drejtori ps