Politike 2 Mars 2024, 19:17

Berisha kërkon qeveri teknike: Rama të dorëhiqet sa nuk është vonë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërkon qeveri teknike: Rama të dorëhiqet sa nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin e përditshëm të qytetarëve poshtë banesës së tij, tha se Edi Rama duhet të dorëhiqet menjëherë.

Berisha gjithashtu tha se pa qeveri teknike nuk mund të ketë rotacion pushteti.

“Miqtë e mi, sot më shumë se kurrë, jeni të ftuar të ngrihemi në betejë pa kthim, me mosbindje civile për qeverinë teknike.

Pa qeveri teknike, zgjedhje të lira nuk ka.

Pa qeveri teknike, rotacion pushteti në Shqipëri nuk ka.

Pa qeveri teknike, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, Shqipëria mbetet një vend i ndëshkuar, një vend që braktiset nga shqiptarët.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj çdo shqiptar të frymëzohet nga ju, të ndjekë shembullin tuaj, të vazhdojmë betejën tonë, të mbjellim shpresë dhe besim në të katër anët e vendit.

Asgjë nuk na ndan ne nga fitorja jonë.

Asgjë nuk na ndan ne nga realizimi i qëllimeve tona.

Ne do fitojmë!

Ndaj dhe edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme.

Edhe njëherë, Edi Ramës, jep dorëheqjen sa nuk është vonë.

Largohu se forcë në botë nuk mund të pengojë shqiptarët pa rikthyer votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, kthetrat e këtyre hajdutëve që s’i ka pasur kurrë në histori Shqipëria as Europa”, tha Berisha para qytetarëve.

sali berisha