TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 14:11

Shpopullimi i vendit, PD kërkon interpelancë me Ramën në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Shpopullimi i vendit, PD kërkon interpelancë me Ramën në
Edi Rama

Partia Demokratike ka depozituar sërish në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar shpjegime lidhur me krizën demografike, emigracionin dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD-së, Ledina Alolli, tha se Shqipëria ndodhet përballë një situate të rëndë demografike dhe sociale, e cila sipas saj po prek zhvillimin e vendit dhe perspektivën e tij.

“Çdo raport ndërkombëtar dhe çdo analizë për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit e rendit Shqipërinë ndër vendet më të prekura nga emigracioni dhe plakja e popullsisë. Ndërkohë, Banka Botërore e vlerëson Shqipërinë me emigracionin neto më të lartë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Alolli.

Sipas saj, pas këtyre shifrave fshihet një realitet që po ndikon drejtpërdrejt në strukturën e shoqërisë shqiptare.

“Këto nuk janë më vetëm numra. Këto janë kambana alarmi për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është treguesi më dramatik i një shoqërie që po humbet ekuilibrat e saj jetikë”, u shpreh deputetja demokrate.

Alolli theksoi se largimi i qytetarëve po prek grupmosha dhe profesione të ndryshme, duke përfshirë të rinj, studentë, mjekë, infermierë, inxhinierë, fermerë dhe familje të reja.

“Çdo ditë largohen të rinj, studentë, profesionistë, mjekë, infermierë, inxhinierë, fermerë dhe familje të reja. Ata nuk po largohen nga dëshira për aventurë. Ata po largohen sepse nuk shohin më siguri, meritokraci dhe perspektivë në vendin e tyre”, tha ajo.

Deputetja e PD-së akuzoi qeverinë për mungesë reagimi ndaj fenomenit të emigracionit dhe argumentoi se shumë qytetarë ndihen të përjashtuar nga sistemi.

“Ata po largohen sepse ndihen të përjashtuar nga një sistem që nuk shpërblen dijen, punën dhe ndershmërinë”, deklaroi Alolli, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara në Tiranë gjatë ditëve të fundit.

Në përfundim, ajo bëri të ditur se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sërish interpelancë me kryeministrin Rama, duke kërkuar që ai të japë sqarime për politikat dhe masat e ndërmarra për përballimin e krizës demografike dhe frenimin e emigracionit.

“Prandaj grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka dorëzuar sërish sot kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama. Ai ka detyrimin dhe përgjegjësinë të japë sqarime për krizën demografike, emigracionin masiv dhe largimin alarmant të të rinjve nga Shqipëria”, tha Alolli.

pd kërkon interpelancë me ramën shpopullimi i vendit

2 Komente

  1. R
    Rama n'burg, Berisha n'burg.

    Deri dje benin marrvwshje per cdo hajni e antishqiptarizem, dhe tani flasin per shpopullizem! Dhe kush? Flet PDja kriminale-motra e PSse dhe LSIse. Berisha n'burg, Rama n'burg. Dhe te gjithe bashkëpunëtorët e tyre ne krim e antishqiptarizem.

    1. V
      Vala

      Ketu luan nje pisllik shume I madh. Prit kur te nxjerrin ligj qe largimin nga vendi ta quajne tradheti kombetare, sic beri Enveri. Ku po shkon keshtu kjo politike pa bosht?

      Lini një Përgjigje