TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 19:59

Mbledhja e Kuvendit nga Basha, Korreshi: Nuk do shkoj, s'i sjell asgjë PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kuvendit nga Basha, Korreshi: Nuk do shkoj, s'i sjell asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të organizuar nga kreu i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, ky kuvend nuk i sjell asgjë Partisë Demokratike dhe për më tepër nuk mundet dot ta sjellë në pushtet në 2025.

“Çfarë na sjell ky kuvend? Për çfarë duhet t’i besojmë një gjëje që nuk ngjit, nuk ndez? Unë marr pjesë në Kuvendin e Shqipërisë ku përfaqësoj ata demokratë që janë të lodhur edhe nga Basha edhe nga Berisha. Zgjedhjet e 14 majit treguan se PD ka nevojë për të gjithë demokratët për të fituar”, tha Korreshi për “Euronews Albania”.

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë menjëherë pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e Rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.

saimir korreshi deputeti pd basha

Lini një Përgjigje