TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2025, 15:07

11 maji, Xhaferraj: Berisha hyri në zgjedhje me axhendë personale, jo për të fituar

Shkruar nga Pamfleti
11 maji, Xhaferraj: Berisha hyri në zgjedhje me axhendë personale, jo
Ferdinand Xhaferraj

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe atë që po ndodh në PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Xhaferraj u shpreh se kreu i PD Sali Berisha nuk hyri në zgjedhje me qëllim fitimin, por çuarjen përpara të axhendës së tij personale, që tashmë bie ndesh jo vetëm me axhendën e PD, por është është kthyer edhe në një problem për shoqërinë shqiptare.

Kjo pasi me rezultatin e zgjedhjeve qeveria bëhet me arrogante, që e arsyetoi edhe me sulmin që ndodhi ndaj News24, ndërsa me një opozitë të dobët sipas tij keqqeverisja shkon përpara.

"Të gjithë e prisnin, te dinin që ishin zgjedhje formale. Për mënyrën si u soll PD para zgjedhjeve që nuk u prezantua kurrë si alternativë fituese. Procedurat ankimore janë thjeshtë formalitet. Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ankimon vendimin e 11 majit.

Në këto zgjedhje fituan të dy palët, Rama që ka pushtetin dhe Berisha që nuk u fut për fitore, por të çonte para axhendën personale. Ishte një lojë ku fituan të dyja palët nisur nga ajko që kishin në axhendë. Jashtë raportit personal dhe bashkëpunimit 30 vite në PD, ishte fat i keq që axhenda personale e Berishës ishte kundër asaj të PD, tashmë nuk është një problem brenda PD por është bërë një problem i shoqërisë shqiptare sepse me një opozitë të dobët keqqeverisja shkon përpara.

Ju ikët që andej dhe erdhën në Prestige, me prestigj, pra qeveria bëhet më arrogante. Edhe elementët brenda PS që duan të jenë zë kritik kur shohin një opozitë të dobët frenohen.
Demokratizimi i PD është një problem shoqëror dhe ringritja është një domosdoshmëri e padiskutueshme”, tha ai për “News 24”.

ferdinand xhaferraj partia demokratike

Lini një Përgjigje