Politike 8 Maj 2023, 21:30

"Është një Dako me pantallona", Berisha: Emirjana Sako nuk krahasohet me Carën, do të shkojë në SKAP

Shkruar nga Pamfleti

"Është një Dako me pantallona", Berisha: Emirjana Sako

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar në emisioni “Open” në News24, Berisha analizoi situatën e kandidatëve të opozitës përballë mazhorancës, duke thënë se sipas sondazheve në rrjetet sociale të zgjedhurit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” flasin vetëm pro tyre.

Më tej, ish-kryeministri tha se në rastet e kandidatëve Igli Cara në Durrës apo Fisnik Qosja në Kavajë nuk ka krahasim dhe duket qartë epërsia në pëlqimin e qytetarëve sipas tij. Më tej ai e ka cilësuar kandidaten e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako si “një Vangjush Dako me pantallona”, duke shtuar se ajo do të shkojë në gjykatë pasi ka marrë hidrovorin, një aferë 17 milionë euro.

Sakaq, Berisha nuk i ka kursyer as fjalët për kandidatët e mazhorancës për të cilët deklaroi se janë me “rekorde të zeza”, teksa përmendi edhe kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, për të cilin tha se u dërgon mesazhe administratës duke i udhëzuar të bërtasin në takimet elektorale.

“Të gjitha të dhënat e lidhura me të vërtetën, me zemrën dhe mendjen e qytetarëve faktojnë një epërsi të jashtëzakonshme të fushatës opozitare, ndaj fushatës së dështuar dhe personalizuar të Edi Ramës. Kandidatët e opozitës kanë bërë ftesa për kundërshtarët e tyre dhe nuk ka pranuar askush. Nuk mund të vijë asnjë prej tyre përballë kandidatëve tanë.

Fisnik Qosja në Kavajë duket përballë kandidatit Krajli në qytet sipas sondazheve në rrjetet sociale. Ky është sondazhi i vërtetë dhe ky sondazh është bërë nga një kompani ndërkombëtare. Në Gjirokastër, Flamur Golemi me rekorde të zeza shfaqet këtu. Donald Trump e nxirrnin të gjitha sondazhet katastrofë, por ato të kësaj kompanie e nxirrnin fitimtar të sigurtë dikur. Shikoni negativitetin e Emirjana Sakos, neveri universale ndaj saj në Durrës. Kjo do shkojë në SKAP, ka marrë hidrovorin, aferë 17 milionë euro. Ka spostuar hidrovorin në kundërshtim me vendimet dhe ka zgjatur kanalin e madh për të mbushur xhepat e vetë dhe e ka vendosur në një zonë që nuk thith ujërat dhe mbytet. Kjo është Emiriana Sako. Me Igli Carën nuk krahasohet kurrkund. Ajo do shkojë në gjykatë. Kjo është një Vangjush Dako me pantallona. Në Pukë Gjon Gjonaj është njeriu më i urryer në veri, ka shkuar i ka vendosur duart në fyt qytetarit. Vetëm këtu ndodh me njerëzit e Edi Ramës. Nuk fiton dot ky. Ja tjetri më i urryer, Pjerin Ndreu. U dërgonte mesazh, do brohorisni rroftë Pjerini dhe bërtisni mes fjalive të kryetarit thoshte. Prandaj Lezha e flak Pjerinin. Asnjë armik në histori nuk e ka keqtrajtuar veriun si Edi Rama. Është armik i egër. Ky shkon në rrugën Lezhë-Shkodër dhe ndërton me 3000 e ca milionë rrugë anësore. Ky i jep Benet Becin maketin e hryjes së Shkodrës që ka treguar vite më parë për të mashtruar”, u shpreh Berisha.

dako me pantallona berisha emirjana sako igli cara