Politike 8 Maj 2023, 21:28

Rama: Shqiptarët populli me instinktin më të fortë politik, s’kanë gabuar në asnjë palë zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Shqiptarët populli me instinktin më të fortë politik,

Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Të Paekspozuarit", komentoi lidhur me fushatën zgjedhore që po ndjek Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se ky popull është shumë më shumë i kthjellët kur vjen puna te zgjedhjet dhe se sipas tij pas viti 1991 ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur, në asnjë palë zgjedhje s’ka gabuar.

Që nga ‘91, votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën, pastaj në ‘92 ju dha gjithçka për t’ju dhënë mundësinë për të qeverisur, pastaj në verën e ‘92 ja u ktheu përmbys duke i dhënë pushtetin vendor opozitës, në ‘94 e sakatoi fare projektin e referendumit, në ‘96 nuk u bënë zgjedhje, ‘97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan, në 2000, 2001, 2003, 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi nga figuracioni dhe vetë ngushtimi që bëri të mundur pushtetin, pra s’ka votuar asnjëherë gabim.

Po flas për zgjedhjet, po më dhe një palë zgjedhje nga ‘91 që shqiptarët kanë votuar gabim jam gati të diskutojmë dhe të vërtetoj të kundërtën. Kanë votuar gjithmonë duke anuar në anën e duhur përsa i përket të nesërmes.  Shqiptarët janë ndër popujt me instinktin më të fortë politik dhe me sensin më të mprehtë ndër popuj”, tha Rama.

rama zgjedhje