TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2025, 14:24

Si duken zjarret nga satelitët, o Edi?

Shkruar nga Pamfleti
Si duken zjarret nga satelitët, o Edi?
Edi Rama /

Ironia e një Kryeministri të sëmurë e dallkauk. Deri dje avionët nuk ia zgjidhnin hallin, sot na tha se ka 6 në qarkullim...

Shqipëria digjet, Edi vazhdon të krihet. Edhe pse ka dështuar disa herë me propagandën rozë, duke shfrytëzuar fytyrat dhe trupat e zjarrfikësve që prej ditësh luftojnë me flakët në terren, Edi Rama nuk tërhiqet nga loja djallëzore që mundohet ti hedhë hi syve publikut shqiptar.

Në një kohë kur Shqipëria është në flakë dhe shpresa e vetme ka mbetur tek Perëndia dhe kontributi i njerëzve të thjeshtë, kryeministri me syzet e kuqe e kurrizin mbështetur pas murit, shijon shown diabolik të çdo dite dhe nuk harron të postojë foto heronjsh që shpëtojnë, sa e si munden, kafshë të lëna në mëshirë të fatit, njësoj si njerëzit.

Dje kryeministri i shqiptarëve, ndryshe nga ministri i vet i Mbrojtjes, që doli e tha se "i kemi porositur avionët për shuarjen e zjarreve, po presim të prodhohen", shkoi edhe më larg. Ai doli e tha se avionët nuk do të na bënin derman, edhe sikur ti kishim.

"Përveç faturave ekonomike, situata e zjarreve nuk zgjidhet me avionët zjarrfikës", tha kryeministri ndërsa tirrte muhabet për Greqinë e Italinë që po digjeshin me keq se ne.

Komenti i Ramës për avionët zjarrfikës ishte pak a shumë si ajo puna e filmave që nga gratë e veta të qeverisë ka qejf ta shqiptojë sa herë i jepet rasti: raste të tilla ka edhe në botë, bëhen edhe filma. 

Mirëpo sot Gjatoja ka ndryshuar mendje. Kush e di prej ç'ëndrre të parë mbrëmë, sot po shet helikopterët si punën më të mirë në sulmin kundër zjarreve. "6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë e Bulqizë" ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri i Shqipërisë.

Si përfundim, bëjnë a nuk bëjnë punë mjetet e ajrit për shuarjen e zjarreve, o Gjatojë? A pe ëndërr apo mos vallë të kanë ardhur raportet mujore te satelitëve. Sepse ne nuk kemi avionë zjarresh, por satelitë kemi ama. Dhe jo një, por dy. Dhe jo me larg se dy vjet të shkuara, fiks në pikun e verës, Rama pat dalë krenar para mediave për të bërë me dije të dhënat 6 mujore satelitore që sipas tij kishin mbledhur informacione gjeohapsinore për Shqipërinë. 

Çfarë po bën me të dhënat që mbledh?

A i justifikojnë 6 milion euro të shpenzuara satelitët e tu? Se avionët e zjarrit ndoshta nuk e zgjidhin hallin e Shqipëria digjet. Ama ti e ke mundësinë ta shijojsh pamjen, boll të hapësh kompjuterin e ta lidhëse me Albania 1 ose 2. Si duket zjarri që po djeg Shqipërinë nga satelitët, o Edi?/Pamfleti

si duken zjarret nga satelitët edi rama

Lini një Përgjigje