
Avokati Spartak Ngjela, ka folur për pasuritë e çiftit Meta-Kryemadhi, duke thënë se ata duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se të ishin në pushtet dhe sa kanë pasur pas, dhe të tregojnë si e kanë bërë këtë pasuri.
Lidhur me thirrjen e mamasë së Monika Kryemadhit në SPAK, ai tha se i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të shkojë në procese penale.
“Nuk di gjë unë, ata janë sekret hetimor. I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të shkojnë drejt proceseve penale. Nuk janë vetëm këta të dy. Më trego sa para ke pasur dhe me sa ke dalë pasi ke qenë kryeministër, etj. Kjo është arsye juridike e penalitetit në gjithë botën, për ata që kanë pasur paratë e popullit në dorë. Këta nuk kanë pse lodhën, të tregojnë shqiptarëve si e kanë bërë pasurinë. SPAK nuk drejtohet nga shqiptarët, drejtohet nga Uashingtoni, nuk ndërhyn dot as Rama, as Parlamenti”, tha Ngjela për Top Channel.
Lini një Përgjigje