Politike15 Prill 2024, 22:57

“Halli jonë nuk është të bëhemi deputetë”, Arlind Qori flet për mundësin e një koalicioni mes partive të reja!

Shkruar nga Pamfleti

“Halli jonë nuk është të bëhemi

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, duke folur për partitë e reja, ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Qori tha se bashkëpunimi nuk mund të bëhet thjesht për që krerët e këtyre partive të bëhen deputetë, por çdo bashkim mund të bëhet vetëm në emër të parimeve dhe kur ai dhe partia që drejton, ka besim se këto forca të tjera nuk tradhtojnë parimet rrugës, siç ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare.

"Unë nuk dua të dal si njeriu që prish dasmën... Lëvizja Bashkë në mënyrë kategorike përjashton bashkëpunimin me partitë e vjetra që na kanë vjedhur. Kjo sepse e kemi kuptuar qysh herët që këto parti të vjetra, janë kanceri i vendit.

Kur vjen pyetja te bashkëpunimi me forca te reja, Po apo Jo, është e kushtëzuar. Nëse është për t’u bërë deputet, unë them jo, nuk është qëllimi im në jetë të bëhem deputet. Ka pastaj çështje të besimit politik. Në zgjedhjet e ardhshme kam idenë se nuk do të ketë asnjë parti që do të ketë shumicën. Ajo parti që është e para do nisë të peshkojë.  Unë do të isha pjesë e një grupimi, kur kam besimin se askush nuk do të shitet.

Kushtet për ta vërtetuar, është qëndrimi ndaj problemeve të mëdha që ka shoqëria dhe shteti shqiptar, që është lufta ndaj oligarkisë, pushtetit aktual. Ta thuash të vërtetën aty ku janë interesat më të pista. Kjo nënkupton kosto, kjo nënkupton që mund të të përjashtojnë nga televizionet, pra nënkupton që politika e bërë me parime sjell kosto.

Po të jemi të gjithë në këtë vijë, Lëvizja Bashkë do ta mendojë bashkëpunimit, por nuk jemi ende në këtë vijë. Ka rëndësi karakteri, e vërteta, idetë.

Nëse i kërkon qytetarëve nesër votën në emër të një koalicioni, duhet një program, një ide të transformimit të shtetit, nuk mund të thuash vetëm ne fytyrat e reja", tha Qori.

Qori tha se lufta kryesora e forcave të reja, nuk duhet të jetë vetëm ndaj politikës së vjetër, por ndaj oligarkëve që i mbajnë ata në pushtet.

"Kemi me pasuri zyrtare oligarkë që deklarojnë mbi një miliard euro. Mbajnë në këmbë strukturë kleptokratike dhe klienteliste. Ne kemi nevojë për parti politike ku përputhen fjalët me veprat, ku ke koston, shkon në burg, rrihesh nga badigardi i oligarkut, etj", tha Qori.

qori